Zyrtarë të lartë mbesin jashtë Komitetit Qendror të Partisë Komuniste në Kinë
21 Tetor 2007Reklamë
Disa funksionarë të lartë nuk janë rizgjedhur në Komitetin Qendror të Partisë Komuniste në Kinë. Në mesin e tyre ndodhet edhe zëvendëskryetari Zeng Qinghong. Kështu njoftoi agjensia shtetërore e lajmeve Xinhua në përfundim të kongresit të Partisë Komuniste në Pekin. Në këtë mënyrë 68 vjeçari Zeng nuk do të jetë më pjesë as e komisionit të plotfuqishëm të Byros Politike. Kongresi njëjavor pritet të përfundoj sot me rizgjedhjen e kryetarit të shtetit dhe të partisë Hu Jintao.