Zgjedhjet parlamentare në Ukrainë
30 Shtator 2007Reklamë
Në Ukrainë zhvillohen zgjedhjet e parakohshme për parlamentin e ri. Votimi pritet t´i japë fund stanjacionit politik, në të cilin ndodhet vendi aktualisht. Presidenti Viktor Jushenko gjatë një fjalimi në televizion u bëri thirrje zgjedhësve, që t´i shprehin besimin kampit të reformuar pro-perëndimor. Gjithsej kandidojnë 20 parti dhe grupime për 450 mandatet parlamentare, që së fundi kontrolloheshin prej forcave pro-ruse nën drejtimin e kryeministrit Viktor Janukoviç. Partia e rajoneve e Janukoviçit sipas sondazheve të fundit kryesonte kundrejt kampit të portokalltë pro-perëndimor, që përbëhet nga blloku i udhëheqëses së opozitës Julia Timoshenko dhe partia "Ukraina jonë" e Jushenkos.