040809 Deutschland Welthungerhilfe
5 Gusht 2009Wolfgang Jamann, shefi i ri i organizatös humanitare për ushqimin dëshiron të rrisë në Gjermani presionin politik nö favor tö luftës kundër varfërisë. Endrra e tij është: Krijimi i një lëvizjeje sociale, e cila angazhohet për drejtësinë dhe luftimin e varfërisë në gjithë botën.
Organizata humanitare kundër urisë dëshiron që në të ardhmen të ketö angazhim mö tö madh nga politika tha sekretari i përgjithshëm i ri në Bon Wolfgang Jamann:
“Sipas mendimit tonë për sa i përket luftimit global të varfërisë në axhendën qëndrore është se çfarë bën qeveria federale në drejtim të politikës së jashtme”.
Duhen mobilizuar më shumë njerëz , që ata të ushtrojnë trysni politike dhe të kërkojnë një bashkëpunim zhvillimi më efektiv. Për shëmbull në nivel komunash, por edhe me vështrim nga zgjedhjet parlamentare.
Vullneti politik për të luftuar varfërinë me efekt të qëndrueshëm dhe në mënyrë të koordinuar, sipas Wolfgang Jamann-it aktualisht nuk është shumë për t' u veçuar:
“Vullneti politik do të arrihet sigurisht edhe përmes presionit publik, përmes përkujdesjes publike për këtë temë."
Unë dëshiroj që ne tö mund të jemi këtu edhe udhërrëfyesit, që ne të arrijmë një mobilizim më të fortë dhe që në politikën e jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë ashtu si në BE, por edhe në axhendën politike të atyre, që janë përgjegjës për vendet, që kanë në dorë fatin e njerëzve në botën e tretë dhe që për këtë mund të vihen në lëvizje”.
Në luftën kundër varfërisë në gjithë botën duhet të veprojë një lëvizje sociale sikurse në ekologji apo si lëvizja e grave në vitet 70', në të cilën krahas njerëzve, që janë në detyrë, ndihmësve për zhvillim, duhet të angazhohen para së gjithash edhe të rinjtë:
“Shumë të rinj kanë pak para për të dhënë donacione, por janë të interesuar që moralisht , kam përshtypjen unë, të jetojnë me përgjegjësinë sociale për të mbështetur vetë aksionet konkrete".
Ende jetojnë në një varfëri ekstreme dy miliardë njerëz, tha Wolfgang Jamann dhe qysh tani parashikohet që synimi i mileniumit për luftimin e varfërisë deri në 2015 të mos mund të realizohet:
"Ne natyrisht duhet të shikojmë se në cilat konstelacione këto premtime mund të realizohen ende.
Zgjedhësit e rinj mund të pyesin deputetët e tyre të parlamentit. Trysnia politike ndoshta nuk do të ushtrohet vetëm në qendrat elektorale, por edhe duke pyetur dhe biseduar me deputetët e Bundestagut".
Javën e ardhshme Wolfgang Jamann do të takohet me Ministren për Zhvillim Heidemarie Wieczorek-Zeul.
Sipas Jammann-it ministrja për Zhvillim ka nevojë edhe për përkrahjen e shoqërisë civile gjatë perceptimit të mandatit të koordinimit në luftën kundër varfërisë. Organizata botërore për urinë me 360 punonjës në rreth 150 vende të botës dhe me një buxhet vjetor prej 140 milionë eurosh është po ashtu duke ngritur struktura të reja. Në të ardhmen do të ndërmarrë plan-programet nga 13 zyra rajonale.
Autor: Anete Morczinek/Mimoza Kelmendi
Redaktoi: Angjelina Verbica