VON SPAR jep koncert në Tiranë
7 Prill 2006Grupi i hard- rockut VON SPAR ka korrur një sukses të vërtete mbrëmë në Tiranë me koncertin e tij. Qindra të rinj e ndoqën atë në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi" duke e kthyer koncertin në një disko ritmesh dhe kërcimesh.
Grupi ka fillluar të evidentohet në jetën muzikore të Gjermanisë vetëm këto tre vitet e fundit. "Tipari karakteristik i muzikës që të rinjtë krijojnë është kombinimi i këngëve të pëlqyera nga grupi, kryesisht të fundit të viteve ´70 të dhe të fillimit të viteve ´80 të," i tha Deutsche Welles solisti i grupit, Tommas Mahmud.
Lejtmotivi i albumeve të krijuara dreri tani është" Liria e inisoiatives private". Ajo që tërheq vëmendjen në repertorin e grupit VON SPAR është problematika sociale që ai përmban.
Tommas Mahmud vë në dukje se në lirikat e tij ka citime nga aktualiteti politiko- shoqëror i Gjermanisë, papunësia dhe problemet e mprehta sociale, prandaj ritmet janë më tepër agresive, si një klithmë shpjegon ai.
Ardhja në Tirane e grupit VON SPAR u mundësua nga Instituti Goete dhe shoqata kulturore gjermano- shqiptare, "Robert Schvarc".
Tirana ishte destinacioni i fundit i nje turneu që grupi kreu në Europën Jug- Lindore.