Vladimir Putin shpall projektin për sistemin mbrojtës ndaj raketave
12 Gusht 2007
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka njoftuar për ndërtimin e një sistemi të gjerë mbrojtës ndaj raketave."Ky projekt do të përfundojë deri në vitin 2015", tha Putin në vendlindjen e tij, Lechtusi, të Sankt Petersburgut.Shefi i Kremlinit kishte vizituar aty një stacion radarësh të tipit që Putin ia pati propozuar presidentit Bush për sistemin e përbashkët me SHBA-të, pranë Moskës dhe Azerbajxhanit.Vizitën e tij në këtë stacion ai e cilësoi si hapin e parë të sistemit mbrojtës.Të dhëna të tjera të hollësishme,presidenti rus nuk bëri.Udhëheqja në Moskë gjatë kësaj kohe është në konflikt me SHBA-të, sepse nuk ishte dakord për instalimin e një sistemi mbojtës raketor në Poloni dhe Çeki.Rusia e shihte vendin e saj të kërcënuar nga ky plan.