Vizionet e rinisë për BE-në & "Tregu i kontinenteve në Berlin"
4 Dhjetor 2009Reklamë
Që në muajin nëntor kudo në Gjermani ngrihen kasollet e vogla dhe kioskat, që shënojnë hapjen e tregut të krishtlindjeve. Bajame të pjekura, shkopinj tymues me aromë, ponç. Kjo ndodh çdo vit, çdo vit është bukur por çdo vit është e njëjta gjë. Një pazar i Krishtilindjeve të një lloji të veçantë ngrihet në hapësirat e Muzeumit Dahlem në Berlin. Lydia Leipert vizitoi për ne "tregun e kontinenteve".
Nën moton "Kombe të ndryshme, nën një qiell të përbashkët" delegatët nga parlamentet rinore të 12 vendeve, të gjithë adoleshentë, simuluan në Tiranë një seancë të Parlamentit Evropian, miratuan disa rezoluta dhe hapën dialogun ndërkulturor mes tyre. Ani Ruci