Grzegorz Szymanowski
21 Shkurt 2025Reklamë
Gjermaniavoton më 23 shkurt dhe numri i partive në parlament mund të rritet. Kjo e bën gjithnjë e më të vështirë krijimin e qeverive të qëndrueshme. Ndërsa dikur mjaftonte një koalicion i vogël për të qeverisur, sot shumica e partive tradicionale po hasin vështirësi në sigurimin e mbështetjes së nevojshme. Rënia e qeverisë trepartiake në vitin 2024 tregoi sa e brishtë është bërë politika gjermane. Me rritjen e partive të skajshme, si Alternativa për Gjermaninë dhe Aleanca e Re e Sahra Wagenknecht, opsionet e koalicioneve janë kufizuar edhe më shumë. A po e humb Gjermania stabilitetin politik?