Vendet e Evropës Juglindore theksojnë mbështetjen për Kievin
12 Qershor 2025"Ne dënojmë me forcë luftën brutale sulmuese të Rusisë kundër Ukrainës", theksohet në dokumentin e publikuar të mërkurën (11.06,2025) në kuadër të samitit të Evropës Juglindore në Odesa. Deklarat u nënshkrua ndër të tjerë edhe nga presidenti i sapozgjedhur i Rumanisë Nicusor Dan, homologia e tij moldave Maia Sandu si dhe kryeministrat e Bullgarisë, Greqisë, Kroacisë dhe vendeve të Ballkanit.
Vuçiç nuk e nënshkroi deklaratën e përbashkët
Në deklaratë më tej krerët e shteteve dhe të qeverive nga vendet e Evropës Juglindore theksojnë se "angazhohen t'i garantojnë Ukrainës dhe popullit të saj mbështetje të gjerë dhe të vazhdueshme aq sa kohë kjo do të jetë e nevojshme". "Tërheqja e plotë e trupave ruse dhe armatimeve ruse nga i gjithë territori shtetëror i Ukrainës" janë "kushte thelbësore dhe të panegociueshme për paqen". Gjithashtu ata i shprehën Ukrainës mbështetjen e tyre në rrugën "e saj të pakthyeshme për integrimin e plotë euro-atlantik, duke përfshirë edhe antarësimin e saj në NATO". Në samitin e Evropës Juglindore të organizuar për herë të kartët me nismën ukrainase mori pjesë edhe presidenti i Serbisë i afërt me Kremlinin, Aleksandar Vuçiç. Por ky nuk e nënshkroi deklaratën e përbashkët.
dpa/ard