"Treni i fundit" për 688 çifutë nga Berlini në prill të vitit 1943
5 Nëntor 2006Filmi "Treni i fundit" tregon historinë e deportimit në prill të vitit 1943 të 688 çifutëve nga Berlini me trenin e nisur nga peroni 17 i stacionit të trenit Grunewald në Berlin. Destinacioni i këtij treni ishte kampi i shfarosjes në Aushwic.
Përmes retrospektivave në film tregohen historitë e jetës së disa prej të deportuarve. Ky film, realizimi i të cilit u mundësua përmes sponsorizimit të koncernit hekurudhor gjerman "Deutsche Bahn", tregon në mënyrë mjaft të spikatur dhimbjet dhe vuajtjet çnjerëzore të të internuarve që u transportuan për në kampin e përqëndrimit në një vagon kafshësh.
Njëri prej regjisorëve të filmit, Jozef Vilsmajer, tregon se xhirimet ishin për të gjithën ekipin tepër të rënda, si fizikisht edhe psiqikisht. Regjisorja tjetër e filmit ishte Dana Vavrova, kurse producent, 88-vjeçari Artur Brauner, i cili si dëshmitar i asaj kohe, ka prodhuar edhe filmin me elementë dokumentarë "Babij Jar" kushtuar vrasjeve dhe shfarosjes masive të çifutëve gjatë Luftës së II Botërore në Kiev.