Tre britanikë humbasin jetën nga sulmi i aviacionit amerikan
25 Gusht 2007Në jug të Afganistanit janë vrarë tre ushtarë britanikë nga një sulm i aviacionit amerikan. Ministria e brendshme bëri të ditur ditën e premte se edhe dy ushtarë të tjerë janë plagosur. Ushtarët kishin qenë duke patrulluar në provincën Helmand kur u sulmuan nga talebanët ekstremistë. Ushtarët të përfshirë në luftime të ashpra kërkuan ndihmën nga ajri të dy avionëve ushtarakë amerikanë për përballimin e sulmit. Ushtarët britanikë humbën jetën pas hedhjes së një bombe. Kjo ngjarje do të zbardhet deri në fund premtoi ministri i brendshëm britanik, De brun (Des Browne): "Ky është një incident mjaft serioz. Na duhet të presim për të ditur se çfarë ka ndodhur saktësisht, por mund të sigurojmë këdo se hetimi do të jetë i gjithanshëm", tha De Brun.