Tiranë: I mundshëm konsensusi për Presidentin?
15 Qershor 2007Me siguri qe po. Por emri i nje apo disa syresh ende nuk eshte publikuar per te konkuruar ne raundin e pare te procedurave per postin e larte te kreut te shtetit, qe hapet ne Parlament ne 20 qershor.
Kur nga ky raund kane mbetur vetem 5 dite situate paraqitet e turbullt, e mbarsur me te papriturat e castit te fundit, skualifikimet per te arritur ne kandidaturat e raundit te katert aty nga mesi i muajit Korrik.
Qarte dhe sakte dihet vetem nje gje: maxhorances qeverisese i duhet te heqe dore nga kandidati i saj zyrtar Bamir Topi per hir te pjesemarrjes ne raundin e pare te 20 qershorit te pozites, pasi ne proceduren per President nuk hyn ne pune forcca e
kartoanve te saj dhe prania e opozites edhe nje kusht a priori. Opozita nuk ka kandidat zyrtar. Tryeza e saj pritet te mblidhet nga dita ne dite per te dale me nje ose disa kandidate. pa perjashtuar ketu edhe emra nga shoqeria civile. Pas kesaj te dyja palet, maxhoranca dhe opozita nuk perjaashtojne mundesine qe te ulen dhe te bisedojne per kandidaturat qe do te paraqiten ne 20 qershor.
Nga e majta opozitare ka vetem nje kandidat te veteshpallur, ish lideri socialist dhe ish kryeministri Fatos Nano. Por ai ende nuk ka siguruar mbeshtetjen e liderit akrtual te PS, Edi Rama, marrdheniet me te cilin qe pas doreheqjes se tij per shkak te humbjes se zgjedhjeve parlamentare te korrikut 2005 dhe ardhjes se Rames ne krye te partise kane qene konfliktuale.
Nje takim i zhvilluar mbreme mes te dyve duket se nuk ka rezultuar ne pranimin e kandidatures per president te Nanos nga lideri i socialisteve Rama. Zedhenesi i tij Saimir Tahiri tha pas perfundimit te takimit:„ Kryetari i PS, Edi Rama, k arikthesksuar se permendja e merave te pervecem eshte jashte kontekstit dhe po keshtu edhe
kandidimi ne baze te mbledhjes se firmave“.
Ish lideri socialist Nano e shpalli kandidaturen e tij i mbeshtetur nga firmat e nje grupi deputetzesh te PS,te njohur se grupi i konservatoreve ndersa grupi i te rinjve pro rama nuk e mbeshtet ate. Pavaresisht nga pro-te dhe kundrat brenda partise qe
Nano themeloi dhe drejtoi per 14 vjet ai ka nisur negociatat edhe me partite e koalicioanuit te djathte qeverise per te marre konsensusin e tyre. Dy parti, republikanet dhe demokristianet kane deklaruar se mund te votojne dhe nje kandidature tjeter vec asaj zyrtare te maxhorances, BamirTopit.
BE e sheh zgjedhjen me konsensus te Presidentit te ri te Shqipeirse si nje faktor te rendesishem per mosfrenimin e proceseve integruese euro-atlantike si pasoje e nje krize te mundshme presidenciale dhe zgjedhjeve te parakohshme parlamentare si
derivat i saj.