Tiranë: Debat për hetimin parlamentar të fondeve të rrugës Durrës – Kukës
28 Shtator 2007Kjo valë debati mes mazhorancës dhe opozitës u ndez edhe më shumë kur Prokuroria e Republikës në Tiranë nisi hetimet për mënyrën e tenderimit të disa segmenteve të saj, madje duke thirrur si të pandehur dhe disa zyrtarë të ministrisë së transporteve.
Opozita i ka përshëndetur këto lëvizje
Opozita ka kërkuar që si i pandehur të merret dhe ish ministri i Transporteve Lulëzim Basha, tani ministër i jashtëm. Por ajo kundërshton ngritjen e nje komisioni të tillë për aq kohë sa me këtë çështje po merret prokuroria. Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erjon Brace, mendon se kjo përbën një tentativë të mazhorancës për të shvlerësuar dhe demotivuar punën e organit të prokurorisë. Ndërkohë që kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, mednon krejt ndryshe, duke e paraqitur nismëm e mazhorancës për ngritjen e komisionit hetimor si të bazuar në kushtetutë dhe që tetnton të bëjë transparencën e përdorimit të fondeve për rrugën Durrës – Kukës.
Prej disa javësh opozita ka kritikuar ashpër përdorimin e fondeve
Opozita ka kritikuar edhe shkeljet e procedurave në tenderimet e ndërtimit të rrugës që do të lidhë për tre orë Shqipërinë dhe Kosovën. Opozita shprehet se tenderimi dhe akordimi i fondeve janë bërë pa patur një projekt final, çka sipas saj kjo mund të fryjë koston e ndërtimit të rrugës dhe të shkaktojë humbje për buxhetin e shtetit.
Mazhoranca i ka përshkruar procedurat si transparente
Ajo thotë se ato janë të konsultuara dhe me organizmat ndërkombëtare, siç janë BB dhe FMN-ja.