Tiranë: Nisin problemet në komisionin për hartimin e reformës zgjedhore
27 Shtator 2007Tre përfaqësues të partive të opozitës, Partisë Socialdemokrate, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Demokracisë Sociale janë larguar nga tryeza në shenjë proteste ndaj siçc thanë ata "mënyrës se si dy partitë e mëdha PD e PS po caktojnë ekspertët për paketën e ndryshimeve".
PSD largohet për tu distancuar
Sipas kryetarit të PSD, Skënder Gjinushi, këto parti nuk mund të bëhen pjesë e vendimarrjes së njëanshme që prish frymën konsensuale për reformën më të rëndësishme në vend. "Ne u laguam për tu distancuar nga papërgjegjshmëria e dy bashkëkryetarëve të komisionit, sidomos e zotit Rusmaili të PD-së. Nëse reforma është e paragjykuar, e paravendosur dhe e parashkruar atëhere s‘do të bëjmë gjë tjetër veçse një reformë më të keqe se e mëparshmja", shprehet Gjinushi pas largimit nga komisioni.
PD dhe PS shohin vetë interesin e tyre
Përfaqësuesi i LSI-së, Ndre Legisi, mendon se "gjithshka që po bëjnë aktualisht në komision dy bashkëkryetarët, përfaqësues të PD e PS, është përpjekje e hapur për të garantuar veton e tyre në vendimarrje, që të bëjnë një reformë vetëm në interesin politik të tyre".
Rusmajli i PD-së i hedh akuzat poshtë
Por bashkëkryetari i komisionit parlamentar për reformën zgjedhore Ilir Rusmaili, njëkohësisht ministër i drejtësisë, deklaron se largimi i përfaqësuesve të opozitës nga mbledhja e rradhës është një keqkuptim. Ai thotë i bindur "se puna në komision vazhdon dhe deri më tani ka patur rezultat konkrete". Gjatë punë së tij komisioni ka dhe disa pika të nxehta, për të cilat partitë parlamentare nuk janë në një mëndje, siç është psh., problemi i rritjes se pragut të përqindjes së votave për të hyrë në parlament, jo sa është tani me 2.5 përqind. Thuajse të gjitha partitë e vogla, qoftë anëtare të koalicionit qeveritar qoftë ato të opozitës e kontestojnë fuqishëm ndryshimin e nenit përkatës në ligjin elektoral. E debatushme mbetet dhe formula për sistemin zgjedhor, nga i përzjerë siç është aktualisht, në nje sistem të pastër mazhoritar ose proporcial rajonal etj.