Takimi i ministrave të jashtëm me homologun nga Irani
21 Qershor 2025Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe për herë të pas pas fillimit të sulmeve izraelite ndaj Iranitkanë negociuar personalisht me udhëheqjen në Teheran. Të gjithë janë të hapur për bisedime të mëtejshme. Por Europa do që edhe SHBA-ja të jetë në tryezën e bisedimeve. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, i quajti bisedimet në fund të takimit në Gjenevëi "serioze". Eshtë krijuar përshtypja, se pala iraniane praimisht është e gatshme të vazhdojë bisedimet për të gjitha çështjet, vuri në dukje politikani kristiandemokrat. "Për ne europianët është e rëndësishme, që të marrim pjesë në këto bisedime", tha Wadephul. "Por me rëndësi të madhe është, që në këto bisedime dhe për një zgjidhje të marrë pjesë edhe SHBA-ja." Për qeverinë e Gjermanisë ka pritoritet, që të mbrohen interesat e sigurisë së shtetit të Izraelit.
Europianët përpiqen me diplomaci
Në bisedimet me ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araghtschi në Gjenevë krahas Wadephul ishin edhe ministrat e jashtëm të Francës dhe Britanisë së Madhe si dhe e ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme Kaja Kallas. Ministri i Jashtëm i Francës Jean-Noël Barrot tha, se takimi mund të hapë rrugën për negociata të mirëfillta me Iranin. Edhe ministri i Jashtëm britanik David Lammy theksoi domosdoshmërinë e takimeve të mëtejshme: "Ne duam t'i vazhdojmë bisedimet e nisura dhe insistojmë që Irani të vazhdojë negociatat me SHBA-në." Araghtschi përpara takimit në Gjenevë në sfondin e sulmeve të vazhdueshme izraelite e pati refuzuar pjesëmarrjen. Për aq kohë sa nuk ndalen këto sulme, parimisht nuk ka asnjë hapësirë për bisedime dhe diplomaci. Nuk jemi të gatshëm, të negociojmë me ndokënd. Veçanërisht me SHBA-në nuk ka kontakt. Pas takimit të premten (20.06.2025) Araghtschi tha, se vendi i tij është i gatshëm të vazhdojë edhe më tej të shpresojë tek diplomacia. Një takim tjetër nuk është i mundur së shpejti. Diskutimet në Gjenevë ishin serioze dhe të karakterizuara nga respekti, tha ai dhe shtoi: "Për aq kohë sa vazhdojnë sulmet e Izraelit, ne nuk do të negociojmë me asnjë palë."
ard/dpa