010911 Studentenleben Freizeit
21 Shtator 2011Kevin-i dhe tetë studentë të tjerë vrapojnë zbathur në rreth. 24-vjeçari studion teknikë informacioni në inxhinierinë mekanike dhe këtë pasdite po bën stërvitje në sport luftarak me shokët etij studentë. "Po stërvitem në Ninjutsu, për të ruajtur formën, sepse më pëlqen, për të njohur njerëz, kjo ishte arsyeja kryesore përse u regjistrova këtu dhe më vonë jam takuar me njerëzit edhe jashtë sportit." Ky sport luftarak japonez ofrohet nga i ashtuquajturi sport i shkollës së lartë, një ofertë e vetë universitetit. Studentët e Universitetit Teknik të Berlinit mund të zgjedhin për shembull ndërmjet më shumë se 800 ofertave gjatë semestrit dhe në pushimet pasuese. Bile për këtë universiteti ka edhe salla sportive të vetat.
T'i kalosh studimet duke ruajtur formën e duke dhënë pak para
Përballë sallës së Ninjutsu-t: rrahje të forta muzike techno. "Bëj këtu 'dance step' për të ruajtur disi formën. Ndoshta është një balancim i mirë për studimin dhe kur punon paralelisht siç bëj unë, atëherë është dyfish më mirë." Formën e ruan se s'bën këtu Lucia, studente e inxhinierisë. Më shumë se 20 studentet ngjiten vazhdimisht sipas taktit mbi një step board, që e kanë para këmbëve. Një trajner jep gjithashtu komanda të prera. Oferta si ky kurs 'dance step' nuk kushtojnë shumë, prandaj studentët preferojnë t'i provojnë, thotë Ute Ulm e qendrës së sportit të shkollës së lartë të Universitetit Teknik të Berlinit: "Ne kemi shumë pjesëmarrës, të cilët në një semestër zgjedhin judon dhe në tjetrin lojëra me top dhe pastaj duan të kalojnë në një tendencë tjetër dhe provojnë 'stand-up-handling'." Pra, studentët gjermanë shfrejnë me qejf gjatë kohë së tyre të lirë. Sporti i shkollës së lartë nuk është konceptuar si sport garash, po vërtet si sport i kohës së lirë. Bëhet fjalë për qejf, për ruajtje forme, dhe për të njohur studentë të tjerë. Një ofertë, që shfrytëzohet veçanërisht me qejf nga studentët e huaj, që vijnë në Gjermani vetëm për një semestër a dy.
Dil në ajër të pastër
Sidoqoftë, verës studentët nuk i ndesh aq shpesh nëpër salla sporti ose në palestër fitness-i, po në natyrë. Në varësi të ofertës së qytetit përkatës: në një breg lumi si bizë lumit Izar në Mynih, në brigjet e Detit të Veriut si në Rostok pse thjesht në një park si këtu në Berlin. Edhe kjo është pjesë e pandashme e një dite në park: Të pjekurit në skarë. Secili këtu ka sjellë diçka me vete për këtë barbecue (një sallatë, disa salsiçe dhe vetëpuktohet nuk duhet harruar skara portative me qymyrdruri. "Në Meksikë nuk e bëjmë këtë. Nuk shkohet thjesht në park dhe piqet në skarë. Por kjo është një gjë shumë e mirë, që mund ta mësojmë ne të huajt dhe ne e shijojmë këtë gjithashtu. Kjo është diçka e mirë," thotë Albertoja. Meksikani po studiuon disa semestra management në Berlin dhe gëzohet për mundësitë e shumta të kalimit të kohës së lirë më Gjermani.
Autor: Nadine Wojcik / Elert Ajazaj
Redaktoi: Aida Cama