Të dyja kampet politike në Ukrainë vazhdojnë të pretendojnë për të krijuar qeverinë
3 Tetor 2007Për shkak të rezultatit të ngushtë në zgjedhjet parlamentare në Ukrainë që të dyja kampet politike shprehën edhe një herë pretendimin për të krijuar qeverinë. Po ashtu që të dyja palët e akuzojnë reciprokisht njera-tjetrën për falsifikim votash. Sipas përllogaritjeve të fundit aleanca pro-perendimore e 'Revolucionit portokalli' e presidentit Viktor Jushçenko dhe e ish-kryeministres Julia Timoshenko ka në parlament tri vota më tepër se partitë e tjera, ndërkohë që numrin më të madh të deputetëve e fitoi partia pro-ruse e rajoneve e kryeministrit aktual Viktor Janukovitç. E paqartë mbetet se përse po zvarritet numërimi i votave në lindje dhe jug të vendit ku dominon Partia e Rajoneve e Janukoviçit. Presidenti Jushçenko ngaroi shërbimin sekret si dhe prokurorinë për të filluar hetimet në këtë drejtim.