Superfuqia e acaruar - Wikileaks si provë për lirinë e shtypit / Çmimi Nobel dhe Kina / Vërshimet në zonën e Nënshkodrës
10 Dhjetor 20101. Pas ecejakesh disajavore themeluesi i Wikileaks Julian Assange u dorëzua tek policia britanike. Kundër tij ishte lëshuar një urdhër arresti nga Suedia. Akuza: përdhunim. Kështu laku i hekurt përqark platformës së internetit Wikileaks po shtrëngohet akoma më shumë. Qeveria e SHBA-së e akuzon Assange për spiunazh dhe kërkon një mundësi për ta paditur. Por Uashingtoni nuk i bën mirë vetes me përndekjen e platformës së zbulimeve, mendon në komentin e tij Matthias von Hein.
2. Të premten (10.12.) çmimi Nobel për paqë iu nda disidentit të burgosur kinez dhe profesorit të letërsisë Liu Xiaobo. Qeveria në Pekin ka protestuar ashpër dhe bojkotoi ceremoninë e ndarjes së çmimit në Oslo. Kjo tregon se sa shumë frikë kanë kuadrot nga kritikët si Liu, mendon Adrienne Woltersdorf në komentin e saj.
3. Mijëra hektarë tokë, mijëra shtëpi si dhe instrastruktura në tërësi në Veri të Shqipërisë janë pasojat e përmbytjeve të jashtëzakonshme gjatë ditëve të fundit. Për banorët e kësaj zone të rrezikuar vazhdimisht prej përmbytjeve kjo nuk është hera e parë që përjetojnë një situatë të tillë. Por a ka mundësi teknike që në plan afatgjatë zona e Nënshkodrës të mund të mbrohet nga vërshimet? Ekspertët e menaxhimit të burimeve hidrike, si dhe ata të mbrojtjes së mjedisit po u parashtrojnë propozime konkrete autoriteteve. Arben Muka.