Sulmohet GPS i avionit të von der Leyen
1 Shtator 2025Sistemi GPS i aeroplanit me të cilin udhëtonte Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen është ndërprerë qëllimisht në një moment të caktuar. Komisioni Evropian e ka konfirmuar se ka pasur pengesa gjatë fluturimit të Komisioneres. Dyshohet se sulmi i sistemit mund të ketë ardhur nga Rusia apo nga forca të afërta me Kremlinin.
Sulmet nga Rusia?
Dyshohet se (deri tani persona apo organizata të panjohura) e kanë sulmuar qëllimisht sistemin e navigimit të avionit të Presidentes së Komisionit të BE-së. Ursula von der Leyen ka vizituar së fundi shumë vende.
"Ne mund të konfirmojmë se ka pasur ndërhyrje në GPS", tha zëdhënësja e Komisionit, Arianna Podesta, në Bruksel. Autoritetet bullgare e kanë konfirmuar po ashtu rastin dhe kanë shprehur dyshimin se ndërhyrja "është për shkak të sulmit rus", shtoi ajo.
Për sulmin me bllokim të sinjaleve kanë raportuar edhe media të shumta dhe agjecitë perëndimore të lajmeve.
Vizitat në vendet lindore
Komisionerja e BE po viziton së fundi shumë vende anëtare të BE, që janë në pjesët lindore, si Lituania, Estonia, Polonia, Bullgaria dhe vende të tjera. Të dielën në Bullgari ka pasur ndër tjerash një takim edhe me Kryeministrin Rossen Scheljaskow, ku është biseduar për temat e sigurisë dhe mbrojtjes evropiane.